TIRANE-Shoqata e Ndërtuesve përmes një deklarate për mediat ka reaguar duke refuzuar që të ndajë me të varfrit problemin e strehimit social. Ata kanë kundërshtuar ligjin “Për strehimin social” që i detyron që 3% të sipërfaqes së ndërtimit ta kalojnë tek fondi për strehimin social të bashkive.
E ndërsa akuzojnë se ligji nuk është konsultuar, ata shprehen se kostoja edhe në këtë rast do të transferohet tek qytetarët duke sjellë rritje të çmimeve për shtëpitë. Sipas tyre, qeveria nuk mund të prodhojë politika të njëanshme me qëllim që të ndihmojë shtresat në nevojë duke shkelur kushtetutën. Shoqata e Ndërtuesve mbyll reagimin duke paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat ligjore për të shfuqizuar këtë nen të ligjit.
Shoqata e ndertuesve te Shqiperise e mbeshtetur nga Biznes Albania, Dhoma e tregtise dhe grupime te tjera te interesuara te sektorit, shprehet mjaft e shqetesuar ne lidhje me ligjin nr. 22/2018, date 03/05/2018, “Per Strehimin Social” te miratuar se fundmi ne Parlamentin Shqiptar.
Shqetesimi vjen per shkak te parashikimeve te nenit 19 te ligjit ne fjale i cili detyron ndertuesit privat që aplikojnë për leje zhvillimi dhe ndërtimi, që për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2.000 metra katrorë, të kalojnë pa shpërblim të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale ndertim, me qëllim qe kjo e fundit t’ia kaloje ne perdorim apo pronesi per nevoja strehimi, njerezve ne nevoje. Ose e thene ndryshe, të kalojnë në pronësi të Bashkisë jo më pak se 60 m2 siperfaqe funksionale me destinacion banimi.
Parashikimi i nenit 19 të ligjit nr. 22/2018, date 03/05/2018, “Per Strehimin Social”, duke qenë se ka formën e një takse të re, vjen në kundërshtim me legjislacionin shqiptar sipas të cilit taksat vendore janë të përcaktuara në Ligjin NR. 9632, datë 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE” i ndryshuar. Për më tepër vendosja e një parashikimi të tillë mund të konsiderohet si taksim i dyfishtë, duke qene se ndërtuesit aktualisht paguajnë taksën e infrastrukturës një pjesë e të cilës shkon për ndërtimin e banesave sociale. Ky fakt e bën parashikimin e nenit 19 te ligjit nr. 22/2018, date 03/05/2018, “Per Strehimin Social” tërësisht anti kushtetues dhe ne si “Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë” jemi tërësisht të vendosur që të ndërmarrim gjithe hapat ligjore per ta zhbërë.
Per kete qellim, për keto neglizhime ne procedure, si dhe ato pasoja qe cenojne rende konsitueshmerine e aktit, i jemi drejtuar dhe institucionin te Presidentit te Republikes se Shqiperise.
Qeveria nuk mund te prodhoje politika te njeanshme me qellim qe te ndihmoje shtresat ne nevoje, duke shkelur Kushtetuten.
Pavarësisht se në relacionet që kanë shoqëruar projektligjin në Kuvend shprehet se gjatë etapave të tij projekt ligji thuhet se është konsultuar me publikun mund të themi të bindur që ky projekt ligj ka kaluar në heshtje dhe fshehtësi të plotë pasi në asnjë moment nuk është konsultuar as me publikun dhe as me aktorët kryesorë që cënon ky ligj sic janë ndërtuesit dhe shoqatat ku ato aderojnë, pavarësisht se ligji afekton direkt këtë kategori biznesi nëpërmjet vendosjes së kësaj takse aspak logjike dhe jo ligjore.
Aq e pa logjikshme eshtë kjo takse sa nuk ekziston asnjë analize për përcaktimin e marzhit prej jo më pak se 3% siperfaqe funksionale per 2000m2 ndertim për banim. Nuk ka asnjë metodologji se cfare do të thotë jo më pak dhe se kush do jetë tavani për abuzimin ndaj ndërtuesve me këtë parashikim ligjor. Mjafton nje llogaritje e thjeshte qe te arrihet ne konkluzion se me kete ligj abuzimi merret 25÷30% e fitimit neto qe i ngelet ndertuesit nga ndertimi i nje pallati.
Me justifikimin se po bën politika sociale në favor të njërëzve në nevojë, Qeveria nuk po kupton se në të ardhmen do të rëndojë xhepat e qytetareve te thjeshte, të cilët si konsumator final do të detyrohen që, ashtu si edhe ne rastet e tjera, të mbartin kostot e këtyre politikave sociale, pasi ështe e qartë se kjo taksë do të rrisë çmimet e pasurive të paluajtëshme.
Ne menyre unanime, gjithe antaresia e grupeve tona e kundershton me force kete veprim jo kushtetues dhe antiligjor qe cenon interest ekonomike te nje komuniteti, forcerisht, prandaj edhe deklarojme qe do te ndermarrim hapat ligjore per te shfuqizuar kete nen te ligjit.
Shoqata e ndertuesve te Shqiperise