TIRANE-Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka protestuar paraditen e stome para Ministrisë së Transporteve duke kundërshtuar dhënien e licencave paralele së fundmi në shkelje të ligjit.
 
Ata kanë akuzuar ministrin në detyrë të Transportit, Sokol Dervishaj për dhënien e 82 licencave në javët e fundit kundrejt pazareve.
 
Kaos në linjën Tiranë-Elbasan, dy licenca
Problemi kryesor sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema është linja Tiranë-Elbasan për të cilën, sipas tij ministria ka dhënë dy licenca për të njëjtat orare, ndërsa gjykata e ka pezulluar.
 
Mema akuzon se ‘pazari’ që është bërë nga një biznesmen i mbështetur edhe nga kryebashkiaku i Elbasanit për të marrë linjën ka futur na kaos operatorët e tjerë duke sjellë cdo ditë konflikte në terminal. 
 
Problemi i licencimit vazhdon, pasi jepen sipas qejfit, vazhdon pazari, licencat jepen me para.
 
Ne sot e kemi problemin më dramatik në terminalin Tiranë-Elbasan, cdo ditë vjen policia. Ministria e Transportit ka sajuar me dorën e vet dy licenca.
 
Ministria jep orare të njëjta, operatori që ka linjën do ta monopolizojmë së bashkë me kryetarin e bashkisë.
 
Ai e heq nga Elbasani dhe nuk pranon të futet në terminal. Ministria ka marrë vendim për pezullim për linjën Tiranë-Elbasan dhe nuk duhet ta lejojë.
 
Nuk e di si ky ministër rri këtu. Problemi është se biznesmeni nuk e do vetëm nga Elbasani në Tiranë, por edhe Tirana –Elbasan.
 
Në terminalin e Elbasanit nuk e di cfarë mund të ndodhë mund të ketë edhe krim nga momenti në moment.
 
Licenca u dha në Korrik, ministria nuk ka pyetur për vendimin e gjykatës për pezullimin që është bërë. Këtu është bërë SHPK, hajde merr para dhe ik
’ shprehet ai.
 
Kujtim Meta thekson se për këtë problem ka pasur edhe një takim në Kryeministri, ndërsa këshilltarja e Ramës shton ai u ka kërkuar që të presin deri në formimin e qeverisë së re.
 
Shpresa e vetme është qeveria e re, edhe 10 ditë që do të vijë qeveria e re mund të ndodhë gjithçka.
 
Shpresa e vetme është Kryeministria, na ka thënë këshilltarja e Ramës që prisni sa të formohet qeveria e re.
 
Kjo është katastrofë, kërkojmë ndihmën e Edi Ramës, pasi kemi blerë autobusët me kredi.
 
Një biznesmen i fuqishëm me ca para me ndihmën e kryetarit të bashkisë së Elbasanit do të bëjë monopol linjën.
 
Të shkosh në Elbasan dhe të mos kujdeset kryetari i bashkisë për linjën dhe të thotë “ikni nga këtu”.
 
Erdhi biznesmeni dhe na kërcënoi në terminal
” përfundoi ai.
 
Protesta para ministrisë së Transportit ka zgjatur disa minuta, ndërsa nuk munguan edhe pankartat dhe thirrjet kundër ministrit të Transportit në detyrë. 

dokument 3 transporti protesta
Vendimi i pezullimit te gjykates ne 08.08.2017

dokument 1 transporti protesta
Licenca e pare e dhene nga Ministria ne 12.1.2017 per Tirane-Elbasan 
dokument 2 transporti protesta
Licenca e dyte dhene nga ministria ne 27.7.2017 per linjen Tirane-Elbasan po ne te njejtat orare

protesta linjave te autobuseve

protesta linjave te autobuseve
Protesta para ministrise se Transportit

Ministria:Pretendimet janë të pabaza
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, pasi u njoh me pretendimet e pabaza të përfaqësuesve të njërës prej shoqata të transportit, që operon në linjat ndërqytetase, hedh poshtë këto pretendime në mënyrë kategorike si jo të mbështetura në ligj dhe spekulative.

MTI, thekson se procesi i hartimit të rrjetit të transportit ndërqytetas, është bërë në bashkëpunim mes MTI-së, shoqatave të transportit ndërqytetas dhe pushtetit vendor, për të plotësuar nevojat e banorëve për mbulim të plotë të territorit.

Gjatë procesit është marrë mendimi edhe i shoqatës që organizoi protestën, e cila ka shfaqur vlerësimin për nismën dhe bashkëpunimin me Ministrinë.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, u bën apel të gjithë operatorëve të transportit ndërqytetas, që të operojnë në përputhje me kushtet e liçensave dhe të mos abuzojnë. Sepse janë pikërisht këto abuzime të operatorëve në raste të caktuara, që krijojnë këto pretendime të paqena.

Ndërkohë MTI, sqaron se përfaqësuesi i shoqatës që ngre pretendimin është në një proces gjyqsor me një palë tjetër, të cilës gjykata i ka dhënë të drejtë për liçensimin e operimit të njërës prej linjave, dhe për këtë shkak përpiqet të dizinformojë opinionin publik dhe akuzojë pa baza dhe argumenta ligjore.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, për ti dhënë fund gjithë këtyre spekulimeve, ka vendosur të pezullojë procesin e liçensimit për linjat ndërqytetase, deri në marrjen e detyrës nga titullari i ri.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës i kërkon ndjesë operatorëve që kanë aplikuar dhe janë në pritje të liçensimit, por e ndërmerr këtë hap për ti prerë rrugën çdo keqinterpretimi dhe spekulimi.


dy.b/shqiptarja.com