Shoqata e Transportit Urban letër Ramës e Manastirliut: Përfshini dhe sektorin tonë në grupet primare për vaksinim, stafi ynë i ekspozuar ndaj COVID-19

Shoqata e Transportit Urban letër Ramës e Manastirliut: Përfshini dhe sektorin tonë në grupet primare për vaksinim, stafi ynë i ekspozuar ndaj COVID-19

Pas shtrirjes së vaksinimit në disa grupe risku, Shoqatat e Transportit Urban kërkojnë të përfshihen edhe ata në grupet prioritare për të bërë vaksinë antiCOVID. Në një letër dërguar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministrit Edi Rama, Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban Kamëz, kërkon që edhe ky sektor të jetë ndër më primarët për vaksinim pasi kjo do të rriste shkallen e imunitetit dhe sigurinë te punonjësit e sektorit.

Shoqatat e Transportit urban shprehet se punonjësit e këtij sektori janë të ekspozuar për infektim me COVID 19 duke qenë se janë në kontakt të vazhdueshëm me individ të ndryshëm,për shkak të shërbimit që ofrojnë.

Kjo shoqatë shkruan se me nisjen e vaksinimit masiv dhe ecurisë së tij edhe sektori i transportit urban të vendosen te grupet primare për të marrë këtë vaksinë.

Në vendin tonë vaksinimi ka nisur me bluzat e bardha, më pas me arsimtarët dhe moshat mbi 70 vjeç, dhe sot nisi edhe për gazetarët dhe operatorët e terrenit, ndërsa ditën e nesërme do të vijojë me efektivët e policisë.

Letra që Shoqata e Transportit Urban i ka dërguar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministrit Edi Rama

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë