TIRANË, 28 Shkurt / ATSH/ - Shoqata ASPBM - "Albanian Society for Protection of Birds & Mammals" vijon monitorimin e zbatimit të ligjit për ndalimin e gjuetisë në vend të zogjëve dekorative. Në kuadër të këtij projekti, kjo shoqatë ka paraqitur pranë Ministrisë së Mjedisit një shkresë ku paraqiten fakte për kapjen dhe tregtinë e paligjëshme të zogjeve të kafazit si dhe mëllenjave në qarkun e Tiranës, kryesisht nga amatorët e zogjëve dekorative. Ky është një fenomen i shtrirë pothuaj në të gjitha qytetet e mëdha të vendit, por në veçanti në kryeqytet. Kjo gjueti bëhet më shumë për efekt biznesi, shitjen e tyre në dyqane zogjësh pa qenë të licensuar për një tregëti të tillë. /a.ke/












