TIRANË - Krerët e shoqatave të ndërtuesve të Shqipërisë dhe Tiranës kanë kërkuar që shkeljet e kushteve të lejes për ndërtime të sanksionohen me heqjen e licencave, të subjekteve përgjegjës për to, qofshin ndërtuesit, arkitektët apo persona të tjerë.
 
Nga komisioni për veprimtarinë prodhuese, ku në rend të ditës ishte diskutimi projektligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, Maksi Muçi dhe Avenir Kika kanë kërkuar masa drastike për shkelësit e ligjit.
 
“Në qoftë se një objekt është më leje dhe bëhet një shtesë jashtë lejes, atëherë detyrimisht ose bëhet nga një konstruktor ose ndonjë arkitekt dhe atij i hiqet licenca pa një pa dy”.-tha Maksi Muçi.
 
“Kush ndërtues kalon ashtu siç tha Maksi, volumet e ndërtimeve të tij, automatikisht ti shpronësohet nga shteti, bëri edhe herën e dytë, t’i hiqet e drejta e për gjithë jetën”- tha Maksi Muçi.
 
Kushtet dhe normat teknike për ndërtimin, ishin në fokus të shqetësimit të kreut të shoqatës së ndërtuesve të Shqipërisë, Maksi Muçi, i cili deklaroi se në vend operohet me rregulloret e viteve 70’. Avenir Kika u shpreh se lipset nevoja që në projektligj të vihen eurokodet për standardet e ndërtimit.
 
 
Neni 3 ku flitet për rregulloren e ndërtimit ka një përcaktim të tillë që nuk është fare korrekt në aspektin e problemit. Sa për ndjeni kushtet normat e ndërtimit neve aktualisht kemi akoma ne fuqi ato të 73-shit dhe 89-tës. Për më tepër jemi në kushtet e integrimit europian që duhet t’i implementojmë eurokodet- tha Maksi Muçi
 
Ditën e djeshme është prezantuar projektligji nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e cila deklaroi se synohet që tashmë të gjithë ndërtimet pa leje të mos legalizohen.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)