Shoqatat Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë të Shkodrës dhe Lezhës, i kërkuan institucioneve që u njihet ligjërisht e drejta, që të nisin kërkimet për gjetjen e të zhdukurve dhe të vrarëve gjatë regjimit komunist, të cilëve nuk u dihet ende varri.
Takimi mes shoqatave u zhvillua në qytetin e Shkodrës. Ndërsa kreu i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra, apeloi që shteti ta përshpejtojë këtë proces, i cili sipas tij, po vonohet për burokraci të ndryshme.
Nga 2017 deri në 2023 janë regjistruar gjithsej 280 kërkesa për gjetjen e eshtrave të të parëve nga familjarët, ndërsa organizatat ndërkombëtare dhe autoritetet vendore flasin për një numër deri në 6 mijë të zhdukur që ende nuk dihet se ku prehen.
Shkodra dhe rrethinat e saj janë ndër zonat më të goditura nga diktatura komuniste, qoftë me të dënuar, internuar, ekzekutuar, të vrarë në kufi, me gjyqe dhe ekzekutime publike deri në vitin 1990.