Shoqatat e Transportit në protestë: Nuk njohim protokollet! S'ruhet distanca me 70% kapacitet

Qeveria do të rihapë transportin publik më 15 qershor, por shoqatat e transportit nuk janë gati. Të grumbulluar në një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës, shoqatat e një ndër aktiviteteve më të prekura ekonomikisht nga pandemia e koronavirusit të mbyllur prej 3 muajsh, nuk janë të qartë për rregullat e reja që do të presin pasagjerët. Një terr informativ që mund të mos i gjejë në rrugë autobusët më 15 qershor.

“Mungesa e këtyre informacioneve mund të bëjnë që transporti publik të mos vazhdojë normalitetin javën që vjen? Siç e shoh unë është shumë e vështirë që të rinis, është e pamundur pasi kjo situatë e pandemisë e ka rënduar edhe më shumë gjendjen që ne e kishim të rënduar. Ky njoftimi që një javë më vonë do të vazhdojë transporti publik është vetëm një njoftim jo zyrtar. Shfrytëzimi i kapacitet 70% siç e ka ky njoftim bie në kontradiktë me respektimin e distancës së sigurisë. Sepse të mbash në një autobus të kryeqytetit 70 persona dhe njëkohësisht të respektosh edhe distancën ne na duket e pamundur. Të respektosh distancën në autobus do të thotë që është e pamundur që të kesh edhe fatorino”, shprehet Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja.

Por përveç mungesës së protokollit zyrtar shëndetësor, përfaqësuesit e shoqatave listojnë 6 kërkesa për ringritjen ekonomike.

“Transporti është lënë anash dhe ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme që të hapej transporti dhe të kishim një paketë fiskale për të kapërcyer krizën në të cilën ndodhemi”

"Transporti është arterie e ekonomisë dhe është sektori më i nëpërkëmbur në këto 30 vitet e fundit. Askush nuk ka bërë asgjë. Pritëm një paketë ndihme, por ajo që u komunikua është një paketë hapje, a masa lehtësuese. Kërkojmë heqjen e akcizës së naftës që të kthehemi në normalitet. Kërkojmë ulje të TVSH-së në shitje nga 20% në 6% siç e ka turizmi, kërkojmë njohjen e shpenzimit të zbritshëm të naftës pasi është lënda jonë e parë nga 43% në 100%, nëse duam të rikthehemi në jetë. Do ngelemi pa transport publik. Të ketë luftë ndaj informalitetit, po na bëjmë konkurrencë të pandershme.  S’kemi terminal tani na kërcënojnë me gjoba. Më kryesorja të subvencionohemi me 30% pasi është kufizuar numri i personave që transportojmë në 70%. Kush do e paguaj dezinfektimin dehe amortizimin e automjeteve”, u shpreh një tjetër përfaqësues Enea Sulejmani.

 Burime nga MIE informojnë se në bashkëpunim me MFE dhe pushtetin vendor, si përgjegjës i transportit urban, pritet të subvencionohen 30% të humbjeve, të shtyhen taksat vendore apo edhe akciza e naftës, që aktualisht është 37 lekë për litër.  Momentalisht të gjitha janë diskutime dhe ende nuk është finalizuar drafti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë