Shoqatat mjedisore kundërshtuan ligjin për zonat e mbrojtura: Lejon ndërhyrje! Arben Pëllumbi: Ka nevojë për përmirësime

Shoqatat e mbrojtjes së mjedisit ngritën shqetësimin se projektligji i ri për zonat e mbrojtura ndryshon frymën e ligjit aktual, duke lejuar ndërhyrje dhe zhvillimin e tyre. Gjatë një seance dëgjimore në komisionin parlamentar të veprimtarive, përfaqësues të këtyre shoqatave, thanë se ligji i ri ka një paqartësi të ndarjes së kompetencave, e po ashtu cenon edhe direktivat e BE për zonat e mbrojtura.

“Zonimi është instrumenti më i rëndësishëm, për zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve lokale. Me vjen keq te them se bashkite po dështojnë t’i menaxhojnë këto burime, edhe pse kanë kompetenca”, tha Genti Kromidha nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri.

“Anashkalon plotësisht kompetencat e bashkive të drejtat e bashkive për zonat e mbrojtura. Ligji I ri kërkon të zhvesh zonat e mbrojtura”, tha Ermelinda Mahmutaj nga qendra Eden.

“Cënohet më shumë direktiva e habitateve, ne nuk kemi një inventor të habitateve, na e kërkon be. Ne nuk dimë cilat habitate mund të cënohen nëse ka ndërhyrje. Bashkitë nuk kanë kapacitete të vlerësojnë kapitalin që kanë”, tha Mihallaq Qirjo nga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri.

Por kryetari i komisionit Arben Pëllumbi duke kundërshtuar përfaqësuesit e shoqatave të mjedisit, tha se ligji aktual ka nevojë për përmirësime dhe ndryshimet e propozuara nga deputetët e PS nuk ndryshojnë thelbin e tij.

“Ndaj po zhvillojmë këto dëgjesa. Nuk do ndryshojmë thelbin e ligjit për zonat e mbrojtura. Nëse bashkitë nuk marrin asnjë të ardhur nga zonat e mbrojtura, ligi duhet të ndryshojë.  Nuk duam t’i dëmtojmë zonat e mbrojtura, pasi nuk janë vetëm tonat”, tha Kryetari i komisionit Arben Pëllumbi.

Ndërkaq, deputeti Fadil Nasifi në emër të grupit që kanë propozuar draftin tha se do merren parasysh vërejtjet e grupeve të interesit, ndaj janë zhvilluar edhe seancat dëgjimore.

“Ka ardhur koha pas 7 vjetësh që zonat e mbrojtura jo si zona konservative, si të hapura, për plotësim të nevojave. T’u japim zgjidhje pjesëve informale të zonave të mbrojtura. Nuk do I quajmë zona të mbylllura, se do marrim parasysh edhe ofertën turistike. Do reflektojmë për të bërë gjënë e duhur me këtë ligj”.

Projekt-ligjt për zonat e mbrojtura është dërguar edhe në këshillin e ministrave për mendim, ndërsa më pas pritet të nisë diskutimi i detajuar në komision.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/02/2024 02:25

    Deputet Nasifit me shoke ua paskan ngrohur mire xhepat me fonde fushate!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion