Përfaqësues të Shoqërisë Civile në Durrës kanë ngritur alarmin për ndotjen e qytetit nga priti qymyr për TEC-et, (i cili vjen nga Tetova) e shkarkohet nga kampionët në port dhe ruhet jashtë çdo standardi mjedisor, në pritje për tu ngarkuar në anije, me destinacion Kinën. Kushtet ku ndodhet priti në portin e Durrësit janë jashte normave ndërkohë që përveç smogut që shkakton, lëshon dhe gazra kancerogjene.
Çlirimi nga Gazi Qymyrgurit sjell një sërë sëmundjesh KANCEROGJENE. Një ajër i ndotur nga Qymyr guri përveç bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe helmimit të gjakut nga ajri i ndotur, shkakton sëmundje kancerogjene tek të gjithë banorët e zones përrëth.
Nga burime jozyrtare rezulton që koncesionari EMS APO është gjobitur me vlerën 500.000 lek të reja ë fillim të këtij viti për mos ruajtjen e standarteve mjedisore nga ku më pas drejtues të lartë e kanë mbyllur pa shumë zhurmë duke thënë që ka mungesë ligjore ë procesverbalin e gjobitjes.
Qytetarët prej 2 vitesh thithin smogun e çdo mbrëmje që krijon ky qymyr shumë i dëmshëm për shëndetin. Sikur të mos mjaftonte kjo, banorët e 3 lagjeve ankohen se ky smog i vjen dhe në shtëpi ku ballkonet e tyre mbushen me këtë qymyr.
Për këtë arsye, përfaqësues të Shoqërisë Civile në Durrës kanë zgjedhur tu vijë në ndihmë qytetarëve me nënshkrimin e një peticioni për të ndaluar masakrën mjedisore dhe shëndetësore në ditët në vijim, nga ku ftojnë çdo qytetar të Durrësit të bëhet pjesë e nismës në shërbim të qytetit dhe shëndetit.
/Shqiptarja.com