Përfaqësues të shoqërisë civile Kristaq Kume, Brizida Gjikondi dhe Enida Bozheku kanë dorëzuam sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të filluar procedurën për grumbullimin e 20.000 nënshkrimeve të zgjedhësve, për të mbështetur dërgimin në Kuvendin e Shqipërisë të projektligjit “Për referendumet në Republikën e Shqipërisë”.
Sipas tre përfaqësuesve të shoqërisë civile demokracia e drejtpërdrejte në vendin është plotësisht jashtë funksionit.
"Në këto 30 vjet përpjekje për t'u zhvilluar si një shoqëri demokratike nuk është zhvilluar asnjë referendum i përgjithshme ose lokale me iniciativën e qytetareve. Përveç se interesit plotësisht të munguar të klasës politike për të bërë të mundur funksionim e demokracisë së drejtpërdrejte dhe referendumeve, në vlerësojme se pengese e madhe për to është edhe legjislacioni aktual, i miratuar, si pjese e Kodit zgjedhor qe ne vitin 2003 dhe i pandryshuar qe nga ajo kohe", thuhet në deklaratë.
Sipas tyre deklaratat e partive politike se janë të gatshëm për të hartuar ligjin për referendumit kanë mbetur thjesht deklarata.
"Në Kodin zgjedhor të miratuar në vitin 2012 është vendosur një dispozitë e veçante që e detyron Kuvendin e Shqipërisë të miratojë ligjin për referendumet por, deri sot nuk ka asnjë iniciative për fillimin e këtij procesi legjislativ. Ndaj në vendosem dhe i kërkuam KQZ të na pajisë me fletët tip për grumbullimin e firmave, për të qenë ne, qytetaret, nismëtar të kësaj procedure legjislative. Ne e kemi hartuar projekt ligjin “Për referendumet në Republiken e Shqipërisë”. Objektivi i ynë është hartimi i një ligji sa me miqësor me kërkesat për referendum. Ne synojmë që me ane të këtij ligji të behet vërtetë i mundshëm realizimin i iniciativës per referendum per ndryshimin në kushtetute, për referendume të përgjithshme ose për çështje të një rëndësie te veçantë dhe referendume për probleme të qeverisjes vendore", thuhet në deklaratën e tyre.
Sa mire do ishte te kishte nje shoqeri civile te pavarur ne kete vend
PërgjigjuSa keq qe nuk eshte e pavarur! Ndryshe me kohe do ish zgjidhur cdo gje. Duhet shpirt e atdhedashuri!