Shoqëria Civile përzë Jamarbër
Malltezin nga protesta te Liqeni

Shoqëria Civile përzë Jamarbër<br />Malltezin nga protesta te Liqeni
Shoqëria Civile ka larguar sërish nga protesta te parku i Liqenit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Aktivistët s'kanë pranuar që kreu i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi dhe disa militantë të tjerë të Partisë Demokratike, të japin deklaratë para vendin ku ata po qëndronin.
 
"Do iu luteshim partive që të mos e politizojnë kauzën tonë, Është kauzë qytetare për të mirën e të gjithëve, ama janë të mirëpritur që të luftojnë krahas nesh si qytetarë", u shpreh një aktiviste e Shoqërisë Civile.

Kjo ka bërë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike të largohen pak metra më tutje. Jamarbër Malltezi tha se për këndin e lojërave te liqeni do të zhvillohet një referendum.
"Ne jemi këtu me qytetarët, ne do qëndrojmë, do tregojmë rezistencën tonë. Cështja është në Komisoinin Qëndror të Zgjedhjeve dhe për ta shqyrtuar si referendum. Ne kërkojmë referendume vendore", u shpreh përfaqësuesi i PD. 

Për këndin e lojërave te liqeni një grup prej 20 të rinj po protestojnë që prej të mërkurës. Ata kanë qënëdruar gjatë gjithë natës, duke fjetur në tenda. Pikërisht gjatë natës shoqëria civile pretendon se është sulmuar nga disa punonjës të firmës që po ndërton këndin e lojërave.
 
"Gjatë natës jemi rrahur nga punonjës të firmës", u shprehën ata.
 
Protesta vazhdon ende ku disa të rinj thonë se nuk do të largohen nga parku derisa bashkia të bëjë transparent projektin dhe të ndalë betonizimin e parkut. Protestës i është bashkuar edhe Mimoza Boçari, gruaja që u godit me pëllëmbë nga një polic gjatë një proteste për këndin e lojërave.

Më herët, Bashkia ka thirrur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile, por këta të fundit nuk janë treguar të gatshëm për të gjetur një zgjedhje për ndalimin e protestës.

Njoftimi për mediat i PD

Qindra qytetarë protestuan sot pranë Parkut të Liqenit në Tiranë kundër prerjes së pemëve, betonizimit dhe ndërtimit pa ligj brenda tij. Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi tha se rezistenca ndaj këtyre punimeve antiligjore do të vijojë derisa të pyeten qytetarët për këtë krim mjedisor që po i bëhet Tiranës.
“Janë në dhunim të ligjit sepse ligji kërkon leje mjedisore para se të fillojnë punimet. Po bëhet një punë që normalisht nuk duhej bërë. Këtu me ne janë shumë pedagogë të universitetit dhe studentëve u themi se para se të marrësh një leje ndërtimi duhet të kesh një plan, dhe këtu nuk ke plan. Studentëve u themi se duhet të kesh një leje mjedisi dhe këtu nuk ke leje mjedisi. Studentëve u themi se para se të presësh një pemë duhet të kesh një vlerësim të ndikimit të mjedisit që këtu nuk e ke. Duhet të jetë një proces vendimarrës me publikun por këtu nuk ke asnjë pjesëmarrje të publikut. Jemi në dhunim të paktën 4 ligjeve. Për hir te vjedhjes së 700 milionë lekëve po vazhdohet me këto punime. As tenderi nuk duhej të zhvillohej para se të miratohej plani, para se të miratohej leja mjedisore dhe ajo e ndërtimit. Ndaj dhe policët këtu janë në shkelje të ligjit dhe jo në mbrotje të tij. Kjo çështje është në KQZ për ta shtyrtuar për referendum. Nesër KQZ do marrë vendim për 3 referendumet vendore që kemi kërkuar dhe shpresojmë të na jepet e drejta të mbledhim firma. Kjo është një çështje komunitare dhe jo politike dhe këtu pres të vijnë edhe persona që votojnë PS. Janë mushkëritë tona dhe të fëmijëve tanë. Nuk është më një çështje politike”, tha Malltezi.

Thirrje për bashkëpunim është bërë edhe nga këshilltari në Këshillin Bashkiak, Akil Kraja për të ndalur këtë masakër mjedisore. “Ne si këshilltarë e kemi ngritur këtë çështje që në muajin Tetor dhe tashmë u përket të gjithë qytetarëve. Ju lutem shikoni përtej gardhit dhe qytetarët të vijnë vetë e të shohin se si prishen pemë, po bëhet një masakër mjedisore. Këshilltarët bashkiakë të gjithë bashkë duhet të jenë me qytetarët që përfaqësojnë. Parku është i të gjithëve dhe nuk njeh tesër partie por njeh ligjin. Dhe ligji këtu po shkelet”, tha Kraja.

Dhjetra të rinj të FRPD, anëtarë të PD dhe qytetarë të Tiranës vijojnë të protestojnë tek Parku i Liqenit deri në ndalimin e punimeve të jashtëligjshme të Bashkisë së Tiranës.


Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Mediu: Proces i dështuar, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme

Reforma Zgjedhore, Mediu: Proces i dështuar, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme