Shoqërimi i gazetarit të Report Tv në Lezhë, rrjeti në Ballkan: Të hetohet dhe zbardhet incidenti

Shoqërimi i gazetarit të Report Tv në Lezhë, rrjeti në Ballkan: Të hetohet dhe zbardhet incidenti

Momenti i shoqërimit nga policia të gazetarit të Report Tv në Lezhë Elvis Hila

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor ka reaguar për rastin e shoqërimit të gazetarit të Report Tv në Lezhë Elvis Hila pak ditë më parë.

Rrjeti që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medieve në Ballkanin Perëndimor e dënon me forcë arrestimin e Elvis Hila dhe i bën thirrje Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të autoriteteve të Policisë së Shtetit që të hetojnë në tërësi incidentin, të përcaktojnë përgjegjshmërinë e anëtarëve të forcave të policisë Lezhë dhe të publikojnë gjetjet e tyre.

Rrjeti SafeJournalists thekson se është i shqetësuar nga raportet e armiqësisë në rritje ndaj gazetarëve nga përfaqësuesit e Policisë dhe u kërkon autoriteteve shqiptare të mos pengojnë gazetarët, por të sigurojnë një mjedis të sigurt për ta.

"Ne mirëpresim reagimin e gazetarëve të pranishëm, të cilët qëndruan pranë kolegut të tyre Hila dhe demonstruan fuqinë e solidaritetit" thuhet në reagim. Rrjeti SafeJournalists thotë se do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste. "Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve" mbyllet deklarata. 

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila po filmonte përplasjen me pronares së një objekti që kundërshtonte prishjen e tij dhe policisë, të cilët e tërhiqnin prej krahu me forcë. Pikërisht në këtë moment filmimi është bërë edhe shoqërimi dhe marrja e telefonit nga dora e gazetarit nga shefi i Rendit Agron Qullhaje dhe shoqërimi i tij me forcë në furgon.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë