TIRANE - Argjendaria “Gold” në zonën e Selvisë në kryeqytet, bie për të katërtën herë pre e grabitjes, gjatë një periudhe 3-vjeçare. Tentativa e parë më 21 Tetor të vitit 2011 rezultoi fatale për pronarin Rrapo Sinanaj, i cili mbeti i vrarë. Ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 10:00, vajza e Sinanajt, Olta, ka mbetur e plagosur nga autorët, të cilët e kanë qëlluar me tytën e pistoletës në kokë, ndërsa kanë marrë sende me vlerë që kapin shifrën mbi 50 mijë Euro ar, në aksesorë varse, byrzylyqe e unaza, dhe kanë arritur të largohen.
Gjate dites policia ka shoqeruar 22 persona te cilet mund te hedhin drite mbi grabitjen dhe autoret e saj, ndersa kontrollet dhe shoqerime te tjera do te vijojne edhe gjate nates. Hetimet per kete grabitje jane fokusuar edhe ne grabitjen e nje viti me pare ne po te njejten argjendari, dy autoret e se ciles u kapen nga forcat blu dhe u denuan me burg per grabitjen.
Dy autore te maskuar me skafandra dhe motor Dukat te kuq
Kanë qenë dy autorë me skafandra dhe me një motor pa targa Dukat ngjyrë i kuq, të cilët kanë realizuar grabitjen dhe kanë arritur të largohen më tej duke u shpallur në kërkim nga Policia.
Njëri nga personat ka zbritur nga motori për të kryer grabitjen, ndërsa tjetri e ka pritur në motor. Ata kanë mundur të marrin nga kjo argjendari bizhuteri të kushtueshme, vlera e të cilave sipas raportimeve deri me tani kap vleren e 50 mije eurove.
Shoqërohen 22 persona, në fokus të hetimeve dhe grabitja e një viti më parë
Ora 21: 10 Njëzet e dy persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës në lidhje me grabitjen e argjendarisë. Blutë e kryeqytetit thonë se kanë prova për kapjen e autorëve dhe se kontrollet dhe shoqërimet do të vijojnë edhe gjatë natës. Hetimet janë fokusuar edhe në grabitjen e një vitit më parë në po të njëjtën argjendari, ku dy autorët e përfshirë në këtë vepër penale, u arrestuan nga Policia dhe u dënuan me burg për grabitjen.

(Në foto: Argjendaria e grabitur. Foto, A.çakshiri/shqiptarja.com) Foto të tjera
Autori i maskuar qelloi 2 here me arme kur doli nga argjendaria, u pengua kur doli...i ra telefoni
Pasi kanë kryer grabitjen, personi i maskuar në dalje të argjendarisë kanë shtënë dy herë me armë në ajër, për të trembur kalimtarët e rastësishëm dhe për të mos pasur pengesa në arratisjen e tyre. Gazetari Arsen Rusta thote se autori eshte penguar duke nxituar te le argjendarine dhe i ka rene telefoni, i cili tashme eshte sekuestruar nga blute e kryeqytetit.
Mësohet gjithashtu, se bashkëshorti i Olta Sinanajt, pronares së argjendarisë që ndodhej në banak kur autorët e sulmuan për të kryer grabitjen, ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal përballë me argjendarinë. Në momentin që ka parë se dicka nuk shkonte ai është ngritur menjëherë për t’iu drejtuar argjendarisë, por personi i maskuar ka qenë i shpejtë dhe grabitja është realizuar thuajse në 1 minutë.

(Në foto: Bashkëshorti i vajzës të ndjerit Rrapo Sinanaj, Olta Sinanaj)
Gazetari i televizionit A1 REPORT, Arsen Rusta, raportoi nga vendngjarja se motori pa targa ishte i cilindratës së lartë, çka ka mundësuar dhe largimin e shpejtë të tyre.
Polcia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së argjendarisë për të parë nëse mund të zbulojë detaje të tjera në lidhje me autorët.

Hera e fundit e grabitjes të kësaj argjendarie ishte gjatë vitit 2013. Argjendaria ishte në pronësi të vajzës dhe djalit të Rrapo Sinanajt, i cili mbeti i vrarë nga Viktor Gushi, po në tentativë grabitjeje në argjendarinë e vendosur në kryqëzimin mes rrugës "Siri Kodra" e "Ferid Xhajko". Për ngjarjen policia asokohe arrestoi një të ri nga kosova student i mjekësisë në kryeqytet, por pas dy muajsh e la të lirë për mungesë provash duke zbuluar më pas si autor Viktor Gushin një vjedhës serial të bankave në kryeqytet.

(Në foto: Floriri në dysheme, pas përleshjes së grabitëseve me pronarën, Foto, A.çakshiri) Foto
*Shkrimi u publikua fillimisht ne oren 10:40 te 6 Gushtit dhe u perditesua ne oren 21:10
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO