Shorti dhuron 3 derbi për ‘Mbretin’, Barcelona favorite për të fituar 

Pas eliminimit të Realit të Madridit gara për trofeun e Kupës së Mbretit duket se është mes Barcelonës dhe Valencias. Në shortin e hedhur nga federata spanjolle për fazën e 1/8 Barcelona do  të ndeshet me Espanjolin, Rayo Vallecano me Atletico Madrid dhe përplasja e nxehtë mes Betisit dhe Sevillas. Ciftet e tjera janë Valencia – Granada, Mirandes – Deportivo La Coruna, Cadiz-Celta Vigo, Atletic Bilbao-Villareal dhe Eibart-Las Palmas. Kujtojmë që Reali u eliminua pas aktivizimit të një lojtari, që ishte pezulluar, por që s’ishte në dijeni të kampionëve të botës, por një gjë të tillë gjykatat sportive në Spanjë nuk e besuan

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk