Shorti i Champions League/ Goglat rezervojnë dy përballje 'titanësh', Inter me kundërshtar të pranueshëm! Me fat Juventusi dhe Real Madrid, Messi 'peshkon' Ronaldon

Ashtu siç pritej shorti i Champions League ka prodhuar përballje të zjarrta për fazën e 1/8, që është e para me eliminim direkt dhe për të dytin sezon me radhë nuk ka fuqinë e golit në fushë kundërshtare.

Goglat rezervuan dy përballje titanësh siç është Atletico Madrid kundër Bayern dhe Manchester United me Paris SG. Atletico vuajti faktin e të qenurit e dyta në grup, ndërsa anglezët e United ishin të pafat, duke ‘peshkuar’ një nga skuadrat pretendente për fitimin e trofeut me ‘veshë të mëdhenj’.

Për Interin, që luan për herë të parë pas 10 vitesh në fazën e 1/8 do të ketë një rival të pranueshëm siç është Ajax, pavarësisht se holandezët kanë treguar paraqitje brilante në grup duke e mbyllur me pikë të plota. Chelsea kampion në fuqi ishte skuadra më me fat pasi ‘peshkoi’ francezët e Lille, ndërsa mbrapa nuk mbetet as Juventus që në 1/8 sfidohet nga Sportingu.

Edhe Reali i Ancelotti-t doli i buzëqeshur nga shorti pasi do përballet me Benfica-n, ndërsa Salzburg me Liverpool-in. Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do luhen me 15-16 shkurt, ndërsa të kthimit me 8-9 mars.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë