Skëndebeu- Flamurtari dhe Laçi-Kukësi janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion. Ky ishte verdikti i shortit i hedhur sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Proçedura e hedhjes së shortit është zhvilluar nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të garave Lysien Nurishmi.
Skënderbeu-Flamurtari dhe Laçi- Kukësi janë dy përballje interesante në këtë fazë të Kupës së Republikës ku kurbinasit dhe vlonjatët e shohin Kupën si një mundësi për të shkuar në Europë. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 5 prill dhe ato të kthimit dy javë më pas.
d.c./shqiptarja.com