Është hedhur mesditën e së martës në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për fazën gjysmë-finale të Kupës së Shqipërisë. Katër skuadrat gjysmë-finaliste kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Kështu nga Tirana do të përballet me Luftëtarin, e ndërsa Skënderbeu me Kukësin.
Ndeshjet e para do të luhen më datë 24 prill, ndërsa ato të kthimit dy javë më pas më 8 maj. Kukësi dhe Luftëtari do të jenë skuadra pritëse. Kjo formulë e zgjedhur nga FSHF për të hedhur shortin edhe për ndeshjet gjysmëfinale u përdor me qëllimin për të evituar çdo aleancë të fshehtë apo bashkëpunim mes klubeve.