Shorti në fazën e tretë të Conference League/ Partizani nga shiu në breshër, Laçi ‘peshkon’ Anderlektin! Pa fat edhe Vllaznia me Teutën

Shorti në fazën e tretë të Conference League/ Partizani nga shiu në breshër, Laçi ‘peshkon’ Anderlektin! Pa fat edhe Vllaznia me Teutën

UEFA ka hedhur sot në orën 14:00 shortin për fazën e tretë të Conference League që më interes ka qenë edhe për klubet shqiptare. Duke qenë se të katër ekipet e Superligës Partizani, Teuta, Laçi dhe Vllaznia janë në turin e dytë kanë edhe shansin për të luajtur në fazën tjetër.

Në rast se ia del ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si Bazeli, Partizani do përballet me fituesin e çiftit Ujpest vs Vaduz. Ndërkohë si Teuta ashtu edhe Laçi do ta kenë shumë të vështirë. Durrsakët në fazën tjetër i pret Shamroku i Irlandës, ndërsa Laçin Anderlekti i Belgjikës.

Për shkak edhe të organizimit të kompeticionit aspak të lehtë nuk do ta ketë as Vllaznia. Në rast se kualifikohen kundër qipriotëve të Ael Limasolit shkodranët do përballen me fituesin e çiftit Karabag vs Vaduz.

Ujpest (Hun) vs Vaduz (Lit) / Bazel (Zvi) vs Partizani (Alb)

Ael Limasol (Qip) vs Vllaznia (Alb) / Karabag (Aze) vs Ashhod (Izr)

Universitatea Craiova (Rum) vs Laçi (Alb) / Anderlekt (Bel)

Teuta (Alb) vs Inter Club d’Escaldes (And) / Shamrok Rovers (Irl)

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore