Shorti nuk ka qenë shumë bujar për ekipet shqiptare që do të luajnë këtë edicion në kompeticionet Europiane. Kështu kampionët e vendit, Skënderbeu do të ndeshet me ekipin e Bate Borisov nga Bjellorusia.

Lindorët janë të njohur për paraqitjet e tyre edicionet e fundit në Champions, pasi kanë qenë pjesë e fazës së grupeve, madje duke mundur edhe Bajernin  e Mynihut dy sezone më parë.  Bate Borisov konsiderohet një kundërshtar i vështirë, duke ditur faktin se korçarët mund të ishin shortuar edhe me Aktoben apo Sheriff Tisaspol.

E ndërsa Bate sezonin e kaluar u eliminua në mënyrë surprizë nga Shakhter Karagandy që më pas u ndesh edhe me Skënderbeun këtë edicion ndodhet në një formë të mirë, pasi janë në mesin e kampionatit dhe kanë më shumë shanse për të kaluar. Ndeshja e parë do të luhet në 15 ose 16 korrik dhe ajo e kthimit një javë më pas.

Rivalë të vështirë kanë ‘peshkuar’ edhe ekipet kuqezi që do të luajnë në Europa League për turin e parë para eliminator. Flamurtari do të ndeshjet me gjeorgjianët e Sioni Bolnisit.

Kukësi me ekipin e Kairat Almaty nga Kazakistani, ndërsa Laçi do të luajnë me sllovenët e Rudar Velenje. Kukësi e Flamurtari ndeshjet e para do t’i luajnë në transfertë. Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen në datën 3 korrik ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.



d.b/shqiptarja.com