‘Show must go on’… grushti i radhës ndaj Shkodrës

‘Show must go on’… grushti i radhës ndaj Shkodrës

Lulzim Basha, kryetar i PD

Opozita parlamentare ka vendosur që të krijojë një ‘Kuvend’ paralel në Shkodër duke u përpjekur kështu të sjellë risi në imazhin e saj publik. Përmes zhvendosjes në ‘zonën e zjarrit’, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po përpiqen të përcjellin mesazhin se janë pranë qytetarëve dhe se nuk kanë frikë nga plumbat (?). Sepse vete opozita shprehet që në Shkodër situata është alarmante. Por ky vendim ngjall pikëpyetje të tjera sa banale, po aq edhe për t’u sqaruar. Nëse bëhet fjalë për numrin e vrasjeve të kryera, fjala bie, mbledhja duhej zhvilluar në Selenicë. Nga ana tjetër, ekzagjërimi i situatës në këto përmasa, ku opozita zhvendoset në një qytet të pushtuar nga krimi, çfarë i sjell Shkodrës përveçse imazhin e një qyteti të pasigurtë?

Të kthehemi te serioziteti i ngjarjeve. Është mëse e vërtetë se qyteti verior është tronditur nga ngjarje kriminale kohët e fundit. Bëhet fjalë edhe për 6 vrasje në pak muaj, për të cilat hetimet kanë nxjerrë se dyshohen për larje hesapesh, prishje pazaresh, por edhe vrasje me objektiv të gabuar apo motive të dobëta. A mundet opozita të protestojë kundër krimit pse bandat po merren me njëra tjetrën, ashtu siç bandat dinë? Apo pse një qytetar i papërgjegjshëm vret fqinjin?

Me logjikën e përdorur sot, Taulant Balla duhet që ta mbledhë grupin parlamentar çdo 21 Janar në Bulevard, çdo 15 mars në Gërdec dhe më 26 shkurt te ‘9 katëshet’ ku në vitin 1996 hedhja në erë e marketit ‘VEFA’ shkaktoi katër të vdekur. Dhe të gjitha këto, viktima të pafajshme dhe jo të vrara për motive banale apo hasmëri.

Ekzistenca e grupeve kriminale në Shkodër është pranuar publikisht nga ministri Fatmir Xhafaj. Në një aksion të mëparshëm 7 persona u prangosën dhe publikisht u pranua se u shkatërrua një nga tre grupet që veprojnë në atë qytet. Por ‘lojën’ me Shkodrën e hapi kryebashkiakja Ademi që i kërkonte Ramës të pranonte autorësinë e ngjarjeve.

Tani të ndalemi te politika e opozitës. Përzgjedhja e Shkodrës nuk ka të bëjë me ngjarjet, sepse nuk ka asnjë simbolikë për sigurinë e qytetarëve. Simbolikat, opozita i ka dhënë me anëtarët e saj të Komisionit të Sigurisë që përveç bojkotit shajnë nga nëna kolegët në mbledhje dhe policët në rrugë, gjuajnë me ç’tu zërë dora apo përzënë të ftuarit duke i hedhur nga karrigia. Dhe përmirësimin e sigurisë Partia Demokratike ia ka besuar Ervin Salianjit, Myslim Murrizit, Flamur Nokës…

Shkodra është një nga të paktët bastione që e djathta e Bashës ka ende në dorë dhe shfaqja duhet të vazhdojë diku. Por më shumë se rrugët e pashtruara dhe plehrat që e kanë pushtuar, PD po e godet sot Shkodrën duke dhënë mesazhin se në këtë qytet ose hyni me antiplumb, ose mos e vizitoni fare! JavaNews.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj