Shpërndahet ndihma ekonomike 
Veliaj debate me këshilltarin e PD

Shpërndahet ndihma ekonomike <br />Veliaj debate me këshilltarin e PD
TIRANE - Mes përplasjeve është miratuar dhënia e ndihmës ekonomike dhe pagesa për personat me aftësi të kufizuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar sqarime nga kyebashkiaku Erion Veliaj se pse nuk ka respektuar procedurën. Kjo ka bërë që kryebashkiaku të akuzojë një nga këshilltarët e PD-s, Fabian Topallajn, se nga padituria e tij kërkon të marrë me vete gjithë grupin e këshilltarëve të djathtë.  
 
Fabian Topallaj: A mund ta di se pse është ndjekur procedurë e ndryshme. Pse janë ndjekur dy procedura të ndryshme për dy akte të njëjta.
 
Erion Veliaj: Budallallëku brirë s’ka, këto gjëra ka. E vetmja gjë sipas ligjit ka të bëjë me faktin që këshilli e jep ose nuk e jep ndihmën ekonomike. Kur je i paditur këto bën, me çudira dhe idiotësi kërkon të marrësh para gjithë grupin, kur e di se lista është vetëm formalitet. Njerëzit nuk durojnë dot çudi të tilla, ata duan paratë në llogari, çudira të tilla vetëm këtu po dëgjoj. Ndihma duhet shpërndarë se nesër është dhe Bajram.
 
Fabian Topallaj: Je mashtrues profesionist. Nuk jemi kundër ndarjes së ndihmës. Po të themi pse nuk e ke bërë njësoj aktin e vlefshëm dhe të njejtë. Pse dy procedura të ndryshme për dy akte të njejta.
 
Leonard Olli: Askush nuk do të bllokojë marrjen e ndihmës ekonomike por me shumë kulturë juridike, një prej anëtarëve shtroi disa pyetje. Kryetari i Bashkisë të mos nervozohet, është në fillim të kësaj maratone 4-­vjeçare.
Në këshill po vazhdon diskutimi për rikonceptimin e Ndërmarrjes nr.1 të punëtorëve kur pritet të krijohet struktura e re Tirana Rangers Park.
 
Eridian Salianji: Procedura është brenda kuadrit ligjor, ata njerëz po presin të marrin lekët 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve