KINE - 75 persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm në një fabrikë në qytetin e Kunshan. Sipas autoriteteve kineze shkak për shpërthimin ishte mungesa e theksuar e përgjegjësisë në punë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 7:37 të mëngjesit të shtunës në një fabrikë që furnizonte me pjesë kompaninë "General Motors" në qytetin e Kunshan në provincën e Jiangsu. Përveçse shkaktoi 75 viktima, kjo tragjedi la të plagosur dhe 180 punëtorë të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Qytetit të Shangait. Mediat raportojnë se një grup i madh qytetarësh kanë rendur drejt spitaleve për të dhënë gjak.

Autoritetet e kanë cilësuar shpërthimin si "Aksident sigurise në punë,". Ndërkohë që Drejtori Shetëror mbi Sigurinë në Punë, Yang Dongliang, që është në krye edhe të investigimeve për shkaqet e shpërthimit, ka deklaruar se në fabrikën në fjalë kishte mungesë të theksuar të përghegjësisë në punë.

Gjithashtu bëhet e ditur se zjarri i mad hi rënë pas shpërthimit mund të ketë lëshuar në atmosferë një sasi të madhe pluhuri me përbërje metalike. Gjë që mund të vë në rrezik shëndetin public dhe ekosistemin përreth zonës së shpërthimit.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)