Shpërthim i fuqishëm në veri të
Mitrovicës, nuk ka të lëndua

Shpërthim i fuqishëm në veri të<br />Mitrovicës, nuk ka të lëndua
MITROVICE- Në pjesën veriore të Kosovës, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, ka njoftuar sot në mëngjes, Zhelko Bojiç, nga policia e Kosovës.

Sipas tij, shpërthimi është dëgjuar në orën 3 të mëngjesit dhe nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Megjithatë, vlerësohet se ka pasur dëme materiale, pasi sipas rapoerteve të para janë dëmtuar tri lokale të afërta, në pjesën veriore të Mitrovicës, ku ka ndodhur shpërthimi.

Pjesëtarët e policisë së Kosovës e kanë siguruar vendin e shpërthimit dhe kanë kryer hetime, raporton agjencia "Beta".

Para disa ditësh, nga një shpërthim, i cili për cak e kishte banesën e serbit, Nebojsha Mariç, ishte shkaktuar dëm material. Mariç, i cili ishte kandidat për zgjedhjet lokale në Kosovë, që mbahen më 3 nëntor, ishte lënduar lehtë.

Por, nga partia e tij është njoftuar se ai është tërhequr nga gara zgjedhore.

Lidhur me këtë shpërthim po vazhdojnë hetimet.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin