MITROVICE – Një shpërthim në veri të Mitrovicës i ka marrë jetën një shqiptari dhe ka plagosur 4 prej fëmijëve të tij, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetsore. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës pranë vendit të njohur si “Tre rrokaqiejt” në banesën (foto) e Selver Haradinaj, 38 vjeç, i cili humbi edhe jetën.
Policia e Kosovës në Mitrovicë ka bërë të ditur se për momentin nuk ka persona të ndaluar për ngjarjen, por nuk ka përjashtuar mundësinë e një prapavije etnike në lidhje me këtë incident.
Një mjet eksplodues, që besohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të ketë qenë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës në katin përdhes të familjes Haradinaj, ndërsa në këtë sulm, plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima Selver Haradinaj (1974), kurse familjarët e tjerë, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës, me lëndime të natyrës së lehtë.
Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa hetuesit policor janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes nën udhëheqjen e Prokurorit Publik.
Trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. Deri në këto qaste, nuk është raportuar për persona të arrestuar apo të dyshuar si kryes të këtij akti kriminal ndërsa sektori i hetimeve të krimeve serioze në Mitrovicë, është duke ndjekur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit.
Babai i viktimës është vrarë në veri të Mitrovicës në vitin 1999, shtuan të njëjtat burime.
Veriu i Kosovës dhe Mitrovica veriore tani banohet kryesisht nga serbë, pas dëbimit masiv të shqiptarëve gjatë luftës dhe sidomos pas luftës dhe futjes së forcave të NATO-s më 1999. Veriu i Kosovës ka qenë pjesë e përgjegjësisë së forcave franqeze të KFOR-it.
Zona e “Tre rrokaqiejve” është e vetmja që banohet edhe nga shqiptarë.
(im/rg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com