Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi pritet të dalë në deklaratë për mediat për të raportuar në lidhje me hetimet mbi atentatet e ditës së djeshme, ku si objektiv i sulmeve ka qenë babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shefi i krimit në Korçë, Alfred Numani.
Tre bomba janë vendosur ditën e djeshme, një prej të cilave është çaktivizuar nga ana e policisë, ndërsa dy të tjera shpërthyen, por fatmirësisht pa viktima.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se dy prej bombave kanë pasur si objektiv babain e ministrit të Brendshëm. Një prej bombave që ka shpërthyer ka qenë në Farmacinë e tij, ndërsa bomba që është çaktivizuar ka qenë vendosur në vendin ku Bashkim Tahiri parkonte zakonisht makinën.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com