ANKARA- Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi dje, rreth orës 13:15 sipas orës lokale në Ambasadën Amerikane në lagjen Çankaja të Ankarasë, shkatërroi hyrjen e ndërtesës së ambasadës dhe la dy të vdekur.
Zyrtarët kanë identifikuar viktimën Mustafa Akarsu, 36 vjecc. Gjithashtu është indentifikuar edhe kamikazi. Përveç kësaj, nga shpërthimi është plagosur edhe Didem Tuncay, 38, një gazetare e cila ndodhet në gjëndje kritike në spital, ndërsa raportimet e tjera tregojnë një person tjetër të plagosur. Ministri i Brendshëm turk Muamer Guler tha se sulmuesi ishte një mashkull turk.
Në një deklaratë, ambasada e SHBA-s në Ankara tha se janë marrë masat nga policia kombëtare turke që tani janë duke hetuar incidentin. Ajo falenderoi qeverinë turke, mediat dhe anëtarët e publikut për solidaritetin e tyre. Ndërkohë, ambasadori i SHBA në Ankara, Francis Ricciardone, foli për shtypin, duke thënë se sulmi nuk do të ndikojë në marrëdhëniet SHBA-Turqi. Ndërkohë edhe kryeministri turk Tayip Erdogan tha se kamikazi ishte një anëtar i Frontit për Çlirimin e Popullit të Partisë Revolucionare, një grup i majtë ekstrem e cila është e rregjistruar si një organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe NATO-ja.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com