Konflikt pronësie. Kjo është pista kryesore që policia po heton në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Kamëz në biznesin e Ivzi Camit. Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka shoqëruar 6 persona, mes tyre dhe pronarin e objektit dy katësh Ivzi Cami. 50 gram tritol i telekomanduar shkaktoi vetëm dëme material, veçnërisht në katin e parë ku ndodhet një bankë e nivelit të dytë.

Burime nga grupi hetimor thanë se nga kamerat e sigurisë ka qenë e pamundur identifikimi i autorëve, të cilët rezultojnë të jenë të maskuar. Në cilësinë e personit të shoqëruar mësohet se Cami të ketë deponuar se ai nuk ka asnjë konflikt, paçka se policia ka dyshime se eksplozivi mund të ketë lidhje me konflikte të pambyllura që pronari i këtij objekti tregtar ka në Kamëz.

Në katin e parë të objektit ndodhet një bankë private e nivelit të dytë ku janë shkaktuar dhe dëmet më të mëdha materiale. Ndërkaq në katin e dytë mësohet se familja Cami ka një tjetër aktivitet, atë të një magazine mielli.