TIRANE- Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e ka cilësuar një lajm të hidhur dhe tronditës për gjithë shqiptarët, shpërthimin në Kosovë. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se “në këtë orë fatkeqësie që shkaktoi humbje të jetëve njerëzore dhe dhjetëra të plagosur, së bashku me çdo qytetar shqiptar i bashkohem dhimbjes dhe solidaritetit me familjet e viktimave dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës. Ju uroj shërim të shpejtë të plagosurve dhe lutem që pasojat e shpërthimit të mos rriten më tej”.
 
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për shpërthimin në KEK.
 
“Duke ju uruar shërim të shpejtë të plagosurve, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave dhe lutem së bashku me to që shpirti i njerëzve të tyre të dashur të gjeje paqen e merituar. Ngushëllime!”, shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)