Shpëtim Idrizi, Kryetar i PDIU i bën thirrje të rinjve për të qënë pjesë aktive e politikës.
Pas çeljes së fushatës në Pallatin e Kongreseve Idrizi zgjodhi të nisi takimet e fushatës zgjedhore me të rinjtë e Klubit të Patriotëve të Rinj, në një party të organizuar në Tiranë.
Idrizi iu drejtua rreth 600 të rinjve, anëtarë të KPR-së, duke u kërkuar që të jenë pjesë aktive e politikës shqiptare në mënyrë që të jenë pjesë e vendimarrjes që lidhet me ta. Gjithashtu ai u shpreh se të gjithë duhet të ndihemi krenar që jemi shqiptarë dhe duhet ta duam njëri-tjetrin pa dallime, pasi kjo gjë, na bënë patriot të vërtetë.
“Mos i rrini larg shoqërisë shqiptare, shfaquni me vlerat tuaja, sepse ju nuk jeni e ardhmja, jeni e tashmja. Futuni brenda politikës, ndryshojeni veten dhe ndryshoni Shqipërinë, sepse kjo është e vetmja rrugë. Jepeni votën për PDIU-në, numrin 34, sepse do të ndiheni edhe më shumë krenar që jeni shqiptarë“
Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet u shpreh se duke votuar numrin 34, të rinjtë do ndihen akoma më shumë krenar që janë shqiptar.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO