Mbi 700 emigrantë nga Bangladeshi dhe Mianmari janë shpëtuar nga një varkë që po mbytej në brigjet e Indonezisë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një tjetër varkë ndërkohë u zmbraps nga marina indoneziane, ndërsa nuk dihet fati i një tjetër mjeti lundrues me emigrantë. Mjeti lundrues ndodhej në ujërat tajlandeze. Grupi i aktivistëve i "Human Rights Ëatch" ka paralajmëruar për një “ping-pong” me jetët e njerëzve në detin Andaman, ku mijëra emigrantë të tjerë përpiqen të arrijnë tokën. Burime mjekësore lokale thanë për BBC-në se 8 nga personat e shpëtuar ishin në gjendje të rëndë.