Shpallen 12 vepra fituese për Fondin e Përkthimit (VIDEO)

Thirrjes për projektin “Fondi i përkthimit nga shqipja në gjuhë të tjera” dhe “Fondi i përkthimit nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe” i’u përgjigjën 33 botues me vepra të autorëve shqiptarë edhe të huaj. Nga këto vepra, juria e kryesuar nga Mimoza Kore ka zgjedhur fituese nga gjuha shqipe në gjuhë të tjera 6 prej tyre, që janë “Otello, arapi i Vlorës” i Ben Blushit në greqisht, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë në lituanisht, “Rindërtimi” i Fatos Lubonjës në greqisht, “Besa” e Visar Zhitit në italisht, “Mjaltë ne teh” e Romeo Çollakut në italisht, “Eurasia” e Gëzim Qëndros në greqisht.

“Finalizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm. Në vëmendjen tonë është veçanërisht përkthimi i kulturës sonë në kultura të tjera, por dhe sjellja e kulturave të tjera në shqip. Ka pas shumë aplikime. Pasi erdhën këto aplikime në QKLL ne ua dhamë këto ekspertëve të fushës nga gjuhët përkatëse, që të bënin një analizë të dosjes, e më pas juria përzgjodhi këto çmime”, shprehet Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL.

“Mendoj se dhe kjo e sotmja është një nga shtysat kryesore të kësaj qendre, numri i pjesëmarrësve tregon rëndësinë e këtij projekti. Por kemi një vëmendje të shtuar dhe për të rinjtë, të cilët jemi munduar që t’i shtojmë dhe në pandemi. Për ne është e rëndësishme, që qendra të vendos këmbët në terren, por edhe të thith sa më shumë të rinj”, thotë ministrja e Kulturës Margariti.   

Ndërsa, nga aplikimet e paraqitura nga gjuha e huaj në shqip, janë përzgjedh 6 vpera të tjera të cilat janë:

1. Shtëpia botuese “Dudaj”, përkthyes Adrian Beshaj, Isabel Allende "Përtej dimrit". 2. “Onufri”, përkthyes Granit Zela, William Faulkner “Absalom, Absalom”.  3 “Dituria”, përkthyese Oriana Tamburi, Robert Galbraith "E bardhë vrastare".  4. “Pika pa Sipërfaqe”, përkthyes Arben Idrizi, Roberto Calasso “Martesa e Kadmit dhe Harmonise”. 5. “Pegi”, përkthyese Gentiana Kasemi, Kazuo Ishiguro “Një pamje e zbehtë e kodrave”. 6 “Albas”, Edlira Lloha, Ëladyslaë Reymont.

Veprat në garë kanë kaluar në dy faza. Fillimisht veprat janë parë nga ekspertët e përkthimit, të cilët kanë zgjedh ruajnë anonimatin. Ndërsa, juria e kryesuar nga pedagogia e letërsisë Mimoza Kore, përbëhej nga anëtarët: shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj, pedagogia e letërsisë Anila Çepani, gazetarja Fatmira Nikolli dhe pedagogia dhe publicistja Belina Budini. Shuma me të cilën vlerësohet çdo autor është 150 000 lekë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja