Shpallen fituesit/ Dy kompani turke do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë dhe rrugën deri në Himarë

Shpallen fituesit/ Dy kompani turke do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë dhe rrugën deri në Himarë

TIRANË– Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur këtë fundjavë dy kompanitë fituese që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë dhe rrugën deri në Himarë. Report Tv mëson se vlera e tenderit është 139.6 milion Euro.

Tenderi Ndërtimin e "Tunelit të Llogarasë” është fituar nga një bashkim operatorësh me dy kompani Turke:

1. INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED.

2. SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI.

Më Parë Ministria kishte tenderuar të njëjtin objekt duke finalizuar procesin deri në vlerësimin dhe renditjen e Konkurruesve ku Gjoka shpk ishte renditur si ofertuesi më i suksesshëm. Por Ministria vendosi ta anulojë procedurën e parë dhe rishpalli tender duke mundësuar tashmë Biznesin Turk të ndërtojë një nga veprat më të rëndësishme të Infrastrukturës Rrugore, impakt në Zhvillim dhe Turizëm.

Kompanitë fituese kanë afat 37 muaj që të përfundojnë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogarasë. Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 10/10/2021 03:11

    Ke te drejte beni..rruga tirane -'shkoder e deri ne han te hoti eshte rruga me e poshter e shqiperise qe I ka marre jeten qindra shqiptareve,,,kete rruge e kemi dhurate nga kryehalja e shqiperise ilir meta...ajo duhet te jete 3 me tre korsi.

    Përgjigju
  • Beni: 09/10/2021 20:46

    Eshte shume me e nevojshme per momentin qe te behet autostrade rruga Tirane - Shkoder qe po merr jete dite per dite, me nje trafik te ngjeshur gjithe vitin, se nje tunel qe do fuksionoje vetem 3 muaj vere.

    Përgjigju
    • Komentatori: 09/10/2021 22:41

      E vërtetë ! Sidomos Thumanë (fush.Krujë) dhe Fush Krujë- Rinas , Fush Kruje Kamëz ! Por edhe Prizren- Mirdite- Milot - Lezhë- Shkodër duhet sepse hap rrugen në Velipoje per turiste por edhe dege koridori! Në fakt kjo Thumanë- Tiranë eshte rruge lagjeje jo korridor baze po kujt tja thuash!

  • Aida: 09/10/2021 18:48

    Pse ja jepni tenderin firmave turke dhe jo atyre shqiptare?

    Përgjigju
    • Sadiku: 10/10/2021 04:53

      Ik o aida laj bycen se e ke me mut

    • Barazim: 09/10/2021 22:45

      Pse kush nâ ndalon të fitoje një firme shqiptare ne Turqi një tendër? Ka mbi 1000 firma ndoshta edhe me shume (firma Shqiptare në Itali ) që fitojne tendera në Itali , pastaj kush ka faj që Franca zgjedh të investojne në Greqi , në Shqiperi ka investuar USA Turku Italia noj Kine edhe kot pak a shume , prandaj nuk jam i mendimit që te themi pse një firme shqiptaresh merr një tender në Itali (ka plot plot raste) Sepse do tregonim mungesë vizioni! Kush ka paisjet , kapital, mjete dhe aftesi mer tender edhe në hënē , puna eshte që për 37 muaj te zbatohet afati që për 3.5 vjet e meriton Vlora edhe një Bypass me tunel dhe aeropeot pastaj vjen leku bum bum bum me turiste nga Norvegjia dhe Danimarka!

    • Loni: 09/10/2021 22:18

      Do te pysin ty kujt tia japin..plera

    • Vhjjj: 09/10/2021 22:17

      Ik mi zhulse

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare