Shpallen fituesit e “Punishtes
dramatike 1 në TKE “Spahivogli”

Shpallen fituesit e “Punishtes<br />dramatike 1 në TKE “Spahivogli”
TIRANE- Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka shpallur dje fituesit e fazës së parë të projektit “Punishtja dramatike 1″. Nëpërmjet një një konference për shtyp në ambjentet e TKE-së, përfaqësuesit e Teatrit bënë me dije se në këtë projekt aplikuan 15 pjesëmarrës me sinopset e pjesëve, që në fazat e mëvonshme do të çojnë në tekstin përfundimtar të dramës.

Juria që bëri edhe vlerësimin e sinopseve, ishte e përbërë prej emrave si, Stefan Çapaliku, regjisor dhe drejtues i projektit, Alida Cenaj, gazetare dhe kryetare e bordit artistik të TKEKS dhe Gjergj Prevazi – koregoraf dhe regjisor. Dramaturgu Stefan Capaliku ka premtuar se këto sinopse do të zhvillohen në teatër dhe njëri prej tyre do te ngjitet në skenë. Ndërkohë që fituesit sipas vlerësimit të kësaj jurie u shpallen projektetet e mëposhmte:

Oltion Kadaifçiu – me sinopsin “Sokoli”. (Ka mbaruar studimet për sociologji-filozofi)
Rogerta Nikolla – me sinopsin “Bijë e zotërve modernë”. (Ka mbaruar studimet për regji)
Elona Çuliqi – me sinopsin “LiberNgranesi”.(Ka mbaruar studimet për psikologji, poete)

Lisandir Kola – me sinopsin“Zhguni”. (Poet, vjen nga fusha e letersisë)
Marsel Rupi – me sinopsin “Kërkohet një Kryeministër”. (Ka mbaruar studimet për regji)
Në fundin e takimit, TKEKS njoftoi se nga dita e hënë të pesë fituesit do të fillojnë punën për fazën e dytë të projektit.

…………………………..
Qendra e Kinematografisë së Shqipërisë në Berlinale me katalog
Producentët e huaj, regjisorët, produksionet kanë mundësi që të njihen me zhvillimin e filmit në Shqipëri nëpërmjet këtij katalogu, i përmbledhur në periudhën 2012-2015. Filmat, produksionet, post produksionet, projektet në zhvillim, festivalet dhe shtëpitë filmike janë përmbledhur në një katalog dinjitoz të kinematografisë shqiptare, botim ky i QKK-së së Shqipërisë, me të cilin do të prezantohet në edicionin e 65-të të Festivalit të Filmit në Berlinale.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë prezantohet me Film Market, Albanian Center of Cinematography, ku producentët e huaj, regjisorët, produksionet kanë mundësi që të njihen me zhvillimin e filmit në Shqipëri nëpërmjet këtij katalogu.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar

Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar