Flet për herë të parë menaxheri i Arilena Arës, Popi Kola: Ja si e pritëm lajmin e anulimit të Eurovizion

Për menaxherin e këngëtares Arilena Ara, e cila do të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit në Eurovizion, anulimi i këtij kompeticioni ishte thjesht një nga gjërat që duhet të ndodhte si masë ndaj koronavirus që po merr jetë njerëzish në mbarë botën.

Popi Kola ka folur për herë të parë në një lidhje skype për emisionin "Rreze Dielli" se si e përjetuan lajmin e anulimit të Eurosong.

 

“Fall from the sky" Ishte një nga projektet më të rendësishme të Arilënës. Parë nga të gjitha opsionet, për një Eurovizion pa publik apo për ta shtyrë atë, Eurovizioni do ishte gjëja e fundit që njerëzit do mendonin në këtë situatë kur koronavirus po merr edhe jetë njerëzish. Nuk kishte mënyrë më të mirë. Në art nuk duhet të jesh gjysmak, por i plotë, Eurovizioni ose duhet të ishte tamam, ose mos të bëhej fare.” shprehet menaxheri i këngëtares.

 

I pyetur se nëse do kërkohej që edhe vitin tjetër të prezantoheshin me këngën e Arilena Arës, ai shprehet se nuk ka asgjë zyrtare, pasi ka një sërë procedurash që RTSH duhet të ndjekë dhe është ende herët që të flitet për këtë gjë.

 

Megjithatë ashtu si një artiste e vërtetë, Arilena Ara, sic tregon menaxheri i saj nuk e ka përjetuar keq këtë lajm, pasi situata e krijuar nga koronavirus kërkon edhe ‘sakrifica’ të këtij lloji, pasi shëndeti dhe jeta janë gjërat kryesore për të cilat duhet të mendojmë në këtë situatë.

“E morëm vesh nga portalet dhe gazetarët, nderkohë që në anë zyrtare erdhi pak minuta më vonë. Nuk e kemi marrë si një lajm që cfarë ndodhi, duke patur parasysh situatën e krijuar, kur po numërohen edhe viktima. Eurovizion ishte një nga gjërat që duhej anuluar', përfundon Popi Kola.

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'