Eurosong 2020 sonte online, Duraj: Arilena Ara s’mund të marrë pjesë në edicionin tjetër!

Festivali Europian i Këngës, pavarësisht anulimit për shkak të COVID 19, do të mbahet sonte online dhe pa garë në orën 21 nën titullin "Eurovision: Europe Shine a Light".

Këngëtarja shqiptare Arilena Ara, e cila u shpall fituese e festivalit të 58- në Radio Televizionin Publik Shqiptar do të preznatojë  videoklipin e këngës “Shaj” "Fall from the sky" në anglisht  online  vetëm  në Eurosong 2020. Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion, Kleart Duraj shprehet se:
“Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për zhvillimin e festivalit të këngës, EBU e konsideroi se këto këngë do të shfrytëzonin CD-n dhe videoklipet, prandaj rrjedhimisht s’mund të marrin më pjesë në edicionin tjetër. Ne paguajmë një kuotë pjesëmarrje, që është 25 mijë euro. Ndërsa, për të tjerat, kënga, videoklipi etj.., është krijuar një strukturë, edhe çdo gjë është në varësi të këngës”

Përmes një spektakli 41 artistët pjesëmarrës gjatë mbrëmjes së sotme do të kenë një performancë unifikuese me këngën fituese të vitit 1997 "Love shine a light" nga Katrina and the Ëaves, por nuk do të mungojnë as të ftuarit special.  Shfaqja do të prezantohet nga ata që ishin zgjedhur për të prezantuar Eurovision-in, holandezet Chantal Janzen, Edsilia Rombley and Jan Smit.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eureka: 16/05/2020 18:13

    Po mire..,ky sezon shkoi si shkoi..po une mendoj qe do ishe sh me mire t',i xhironi video-clip-et ne Shqiperi me pamje autoktone Turistike Shqiptare..,duke sherbyer edhe si spot Turistik e Reklamues i Meme-Dheut!!!

    Përgjigju
    • Fiks: 17/05/2020 13:02

      Tamam. Edhe RTSH e investon financiarisht dhe promovon turizmin. C'jane keto videoklipe me peme.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale