Operacion për kontrabandë të botoksit, shpallet në kërkim nga policia doktori i VIP-ave, Skerdi Faria

Operacion për kontrabandë të botoksit, shpallet në kërkim nga policia doktori i VIP-ave, Skerdi Faria

Skerdi Faria

Skerdi Faria, 53 vjeç, administratori i klinikës private të operacioneve estetike, “Keit” është në mesin e 3 personave të shpallur në kërkim në operacionin e Krimit Ekonomik të Policisë së Shtetit për kontrabandën e produkteve të botoksit, i finalizuar në dy ditët e fundit, pas muajsh hetimi.

Policia zbarkoi të martën në klinikën e tij, duke gjetur sasi të konsiderueshme të botoksit, që nuk i kishte deklaruar në organet tatimore. Rrjedhimisht, blutë e shpallën në kërkim, pasi vetë ai nuk u gjet. Burime bëjnë me dije se “doktor Skerdi”, siç e njohin të gjithë, rezulton të jetë jashtë territorit të vendit. Përveç tij në kërkim u shpallën edhe 2 administratorë të tjerë klinikash, të cilët po ashtu nuk u gjetën, 5 po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa 3 të tjerë u arrestuan.

Në mesin e të arrestuarve është administratori i një kompanie, e cila është përgjegjëse për hyrjen e sasive të mëdha botoksit kontrabandë, të cilat i mbante ne magazina dhe destinacion final kishin 30 klinikat ku kryheshin injektimet. Për të dokumentuar këtë veprimtari kriminale, efektivë të policisë u infiltruan në qendrat estetike si klientë që do të kryenin injektimet e botoksit.

Burime pranë policisë i thanë Report Tv se janë dy lloje botoksesh që janë sekuestruar, njëri i quajtur “Nabota”, me origjinë koreane dhe “Disport”, i prodhuar në Turqi dhe të dy dyshohet të kenë hyrë brenda vendit përmes pikës kufitare të Rinasit dhe Morinës. Në operacionin e policisë u kontrolluan 30 klinika dhe qendra estetike me vendim gjykate, ndërsa të gjitha arrestimet, shpalljet në kërkim dhe nisja e hetimeve, u bë pas konstatimit të sasive të mëdha të këtyre produkteve në pjesën më të madhe tyre.

Të gjithë administratorët janë në akuzë për kontrabandë me mallra të licencuara, e kryer në bashkëpunim, kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore, po ashtu e kryer në bashkëpunim dhe fshehje e të ardhurave.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Basha vizitë në Berlin, takim me Knut Abraham e CDU: Lufta kundër korrupsionit sfidë për vendin, keqqeverisja po largon shqiptarët

Basha vizitë në Berlin, takim me Knut Abraham e CDU: Lufta kundër korrupsionit sfidë për vendin, keqqeverisja po largon shqiptarët