LIVE- Kuvendi rrethohet me gardh metalik, PD përplaset me Gardën! Noka me benzinë tenton t’i vërë flakën një banderole! Tensione edhe në sallë, Vokshi nuk lejon raportimin e KLSH

TIRANË- Përplasje të ashpra në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe Gardës. Kjo e fundit, për herë të parë ka rrethuar Kuvendin me gardh metalik me qëllim për të penguar futjen e 23 deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Deputetët e përjashtuar mbetën jashtë sallës, ndërkohë që të tjerët krijuan kaos dhe tension brenda në seancë plenare. Deputetja Elda Hoti hodhi një material të lëngshëm drejt deputetëve socialistë, ndërsa Albana Vokshi e të tjerë nuk lejuan që KLSH të bënte raportimin në sallë.

Në skenarin e kaosit u përfshi edhe deputeti i PDIU, Gëzim Ademaj i cili mblodhi karriget pirg në Foltore. Spiropali përjashtoi dy deputetët, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Në Kuvend janë rritur edhe masat e sigurisë. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Kuvend, por edhe zjarrfikës. Ndërkohë, deputetët e PS kanë shkuar në Kuvend rreth 1 orë para nisjes së seancës plenare.

Komisioni i Etikës përjashtoi 23 deputetë pas djegies së karrigeve dhe kaosit, me 10-60 ditë ndëshkim administrativ, kurse 4 të tjerë i gjobiti në total mbi 7 mln lekë të vjetra për dëmet e shkaktuara brenda dhe jashtë sallës, seancën e 30 Shtatorit.

Lajm ne perditesim....

Kliko këtu për të lexuar rendin e ditës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:17
Deputeti Dashnor Sula nuk dështon në tentativën e dytë, i vë zjarrin xhaketës së tij dhe e var te gardhi metalik!

Gardistët ndërhynë pasi Flamur Noka spërkati banderolën me benzinë dhe më pas i vuri zjarrin.

Por jo vetëm kaq, sepse paralelisht ishte edhe deputeti tjetër Dashnor Sula që hoqi xhaketën e tij dhe e hodhi përtokë. E spërkati me benzinë për t’i vënë zjarrin. Gardistët ndërhynë përsëri dhe ai dështoi në tentativën e parë.

Por jo në të dytën. Teksa e mbante në dorë, i ndihmuar nga Noka e spërkati me benzinë dhe i vuri zjarrin me çakmak në tokë.

Në moment një tjetër koleg e ngriti në flakë xhaketën duke e hedhur mbi gardhin e hekurt, ku ndodhej edhe banderola.

Dashnor Sula djeg xhaketën para Parlamentit
Ora 11:04
Noka i vë zjarrin banderolës te gardhi metalik pasi e spërkati me benzinë! Dashnor Sula 'çmendet', tenton të djegë xhaketën e tij! Garda ndërhyn

 

Deputetët e opozitës të përjashtuar nga Parlamenti kanë vijuar protestën dhe konfliktet me Gardën para godinës.

Incidenti ka vijuar me vendosjen e zjarrit te banderola e PD, ku shkruhej “Edi Rama, Mafia!”.

Gardistët ndërhynë pasi Flamur Noka spërkati banderolën me benzinë dhe më pas i vuri zjarrin. Ai u ndihmua edhe nga kolegu i tij, Bledjon Nallbati.

Por jo vetëm kaq, sepse paralelisht ishte edhe deputeti tjetër Dashnor Sula që hoqi xhaketën e tij dhe e hodhi përtokë. E spërkati me benzinë për t’i vënë zjarrin.

 

Ora 11:02
Tensione në Kuvend/ 10 minuta pushim, Spiropali: Verifikojmë çfarë lënde hodhi Hoti

1729154748_bllokimiifoltores.jpg

Foto: Elda Hoti

Për shkak të tensioneve në Kuvend seanca parlamentare do të pushojë për 10 minuta.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali është shprehur se do të verifikohet se çfarë lënde hodhi Elda Hoti.

Ora 10:54
Gaz Bardhit nuk i pëlqen shikimi i gardistit: Ça më shikon ashtu mo, o legen hap rrugën?

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën para Kuvendit.

Gazment Bardhi ka deklaruar se “kjo është fytyra e shtetit demokratik”, duke iu referuar masave të Gardës që kanë vënë gardh metalik në hyrje të Kuvendit.

"Shteti demokratik ky është. Kjo është fytyra e shtetit demokratik.

Hape rrugën se do kalojë zonja, ca më shikon ashtu. Ja, kapitulli i parë i anëtarësimit në BE", tha Bardhi, ndërsa përplasej me gardistët.

“Ça është këtu 313-ta?”, iu është drejtuar Elda Hoti punonjësve të Gardës, që qëndronin në shkallët e Kuvendit.

Bledjon Nallbati: Hapeni rrugën, si i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës.

Elda Hoti: Ca është këtu 313-ta?

Gazment Bardhi: Kjo është fytyra e një shteti kandidat për t’u anëtarësuar në BE! Fiks kapitulli i parë

Albana Vokshi: Kë po mbroni hajdutët?

Gazment Bardhi: Hape rrugën ore legen. S’do kalojë zonja në mesin tuaj…

Ora 10:48
Kaosi në Parlament, Spiropali përjashton 3 deputetët e PD, Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj! Nuk pranojnë të dalin nga salla

Teksa kaosi dhe tensionet në Parlament ditën e sotme janë në maksimum, me protestë jashtë godinës nga të përjashtuarit dhe nga zhurmat dhe sulmet e të tjerëve brenda, ka pasur edhe incidente.

Deputeti i PDIU, Gëzim Ademaj, mblodhi karriget para foltores për të mbledhur karriget, Elda Hoti nxori dy shishe benzinë për të spërkatur tapetin e Parlamentit dhe vënë flakën, kurse Petrit Doda bllokoi foltoren dhe sulmoi kolegët, duke penguar seancën.

Në këto rrethana ka ardhur edhe përjashtimi i tyre nga ana e kryeparlamentares Spiropali. Edhe në këto momente deputetët nuk e kanë zbatuar vendimin dhe vijojnë të bllokojnë kolegët e mazhorancës dhe seancën.

1729154785_bllokimiifoltores.jpg

Kaosi sot në Kuvend
Ora 10:47
Vokshi bllokon foltoren, pengon KLSH të raportojë! Shehaj heq dorë nga interpelanca

1729154785_bllokimiifoltores.jpg

Foto: Bllokimi i foltores

Deputetja e PD Albana Vokshi ka bllokon foltoren duke pënguar KLSH të raportojë.

Ndërkohë deputeti Agron Shehaj ka hequr dorë nga interpelanca.

"Lejoni deputetët e opozitës që nuk janë të përjashtuar të futen në seancë plenare", tha Shehaj.

 Lejen nuk e jap unë. Janë të lrië të futen. Do mbani apo jo interpeleancën? Nëse jo quhet e kryer interpelanca. Zoti Shehaj e konsoideroj qe nuk do e mbani interpelancen. Do vazhdjmë me rendin e ditës" iu përgjigj Spiropali.

Ora 10:40
Salla e Parlamentit në kaos nga deputetët e PD, Dule dhe Mediu shkojnë në kafe!

Ndërsa në sallën e Parlamentit ka mbizotëruar kaosi, ku deputetët e opozitës të papërjashtuar dhe veçanërisht ata të PD tentuan të pengonin seancën, një episod ra në sy.

Pak pasi deputeti i PDDNJ, njëkohësisht kryetar i saj, Vangjel Dule, mbajti fjalën e tij, u pa teksa i bashkohej kolegut republikan Fatmir Mediu, duke marrë rrugën për të dalë.

Të dy ligjvënësit kanë lënë sallën duke shkuar në kafene, teksa brenda tensionet kanë qenë në maksimum.

Një nga deputetët duke dalë nga salla
Ora 10:36
Gardhi metalik/ Braçe shpërthen ndaj opozitës: Komike, unë në ’97 kam hyrë i larë në gjak në Kuvend

Me tone të ashpra i është kthyer deputeti socialit Erion Braçe, deputetëve të PD të cilët po krijojnë kaos në sallë. Braçe duke u ndalur tek gardhi metalik, u kthye pas në kohë duke thënë se në ‘97 është futur në Kuvend i larë në gjak.

Braçe: Ju i bëtë thirrje disa herë deputetëve që janë të padënuar të PD që të futen në sallë. Do doja t’i bënit thirrje PD të lejojë deputetët e pa përjashtuar në sallë. E kanë me njëri tjetrin, jo me kuvendin, as me këtë palën këtu. Ne folëm për ata që ka ndodhur jo më larg se dy ditë më parë, me të ardhmen e Shqipërisë, jo me të shkuarën e Shqipërisë. Këtu ka dy botë, një botë që punon dhe sheh të ardhmen dhe një botë që kërkon me çdo kusht të mbajë të shkuarën. E kanë gabimin, te historia e shkuar nuk vajtëm ne, shkuan këta. Meqë unë Pandi dhe Salih Berisha kemi ngelur më të vjetrit këtu do doja të kujtoja që jam zgjedhur deputet në 96, kur zotëria që është atje i la PS vetëm 10 deputetë. Unë me thënë të drejtën jam një ndër ata që kam hyrë në Kuvend i larë në gjak, jo si ata që janë atje jashtë. Kur kam hyrë në këtë sallë në prill 97, Tirana nuk ishte me gardh për të rregulluar hyrjen normale të ca njerëzve, por në shtet rrethim që drejtohej nga shefi i shtabit, kryetari i shik. Ai zotëria që ishte kryetari i PD, vinte këtu na sulmonte ne dhe ata që kishin organizuar grushtin e shteti, njësoj siç sulmon SHBA. Komike.

Ora 10:31
Tensione në Kuvend/ Albana Vokshi i afrohet Petro Koçit për ta sulmuar! Spiropali: S’keni të drejtë të dhunoni deputetët!

 

Teksa fjalën e mori deputeti i PS, Petro Koçi, i cili akuzoi PD se merrte urdhra nga “tezga e Sali berishës” për të mbrojtur interesat e tij, tensionet janë rritur.

Ka qenë deputetja e PD, Albana Vokshi që iu turr kolegut të mazhorancës tek tavolina për ta sulmuar. Teksa Koçi po fliste duke akuzuar kolegët opozitarë për dhunën dhe kaosin e shkaktuar për interesa politike, Vokshi tentoi t’i afrohej, duke e akuzuar, por Garda e ka penguar.

Kryepralamentarja Spiropali i tërhoqi vëmendjen Vokshit, duke i kujtuar se “s’kishte asnjë të drejtë të dhunonte deputetët”.

“Kjo nuk është sjellje prej gruaje. Kjo nuk është sjellje e pranueshme prej jush dhe kolegeve të tjera!”, tha Spiropali.

Ora 10:24
Tension në Kuvend/ Minstri Hoxha: Do të bëjmë kallëzim penal në Prokurori

Ministri i brendshëm Ervin Hoxha mes tensioneve në Kuvend gjatë fjalës së tij tha se do të bëjnë kallëzim penal në Prokurori.

“Të nderuar deputetë. Garda e Republikës është duke kryer detyrën e vet. Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Një pjesë e juaja nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të fiksohen dhe do të bëjmë kallëzim penal drejtuar Prokurorisë" tha Hoxha.

 

Ora 10:19
Pandeli Majko akuzon kolegët e PD: Më thoni pse dogjët selinë e PS me molotov? S’ka ndodhur kurrë, as në luftë!

1729153160_pandelimajko.jpg

Pandeli Majko, i indinjuar me opozitën sot në Parlament

Deputeti socialist Pandeli Majko ka folur në seancën parlamentare sot, duke akuzuar Opozitën për protestën e dhunshme të 7 Tetorit, ku jo vetëm u dogjën institucionet, por edhe selia e PS.

Ish-kryeministri socialist dhe drejtues i selisë rozë e dënoi këtë sulm të paprecedentë me motive politike dhe u kërkoi llogari kolegëve opozitarë.

“Më thoni pse dogjët me molotov selinë e Partisë Socialiste. Ishte akt i paprecedentë dhe që s’kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e politikës shqiptare. Nuk ndodhi as kur pati luftë e u shkëmbyen plumba (trazirat e 1997). Më shpjegoni pse dogjët me molotov selinë e PS?!”, tha Majko, duke kërkuar llogari nga opozitarët e PD.

Ora 10:19
Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen pasi u mor i pandehur nga SPAK, Spiropali njofton vakancën

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka njoftuar sot gjatë seancës parlamentare dorëheqjen e Jurgis Çyrbjes. Deputeti socialist akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit.

"Ju njoftoj se datën 9.10.2024 deputeti Jyrgis Çyrbja ka njoftuar heqjen dorë nga mandate i deputetit. ju njoftojmë mbarimin para afatit të mandatit të deputetit kolegut tonë për shkak të dorëheqjes" tha Spiropali.

 

Ora 10:13
Tentohet hyrja nga pas Kuvendit! Deputetët e opozitës varin banderolën te gardhi metalik i Gardës: Edi Rama, Mafia!

1729152480_banderolanekuvend.jpeg

Opozita po proteston para Parlamentit, teksa deputetët e përjashtuar po tentojnë të hyjnë me forcë në sallë, duke u penguar nga garda, që ka vendosur edhe gardh metalik para godinës.

Teksa deputetë të opozitës të papërjashtuar hynë me vështirësi në sallë, jashtë të përjashtuarit kanë vijuar konfrontimin me Gardën, duke u përplasur.

Gjithashtu ata varën te gardhi metalik edhe banderolën me shënimin “Edi Rama: Mafia!”.

Ka qenë deputeti Dashnor Sula që tentoi disa herë të kalonte gardhin me forcë, por pa sukses. Disa prej tyre kaluan nga pjesa e pasme e Parlamentit, por sërish u penguan.

Ora 10:09
Deputetja Koti në Kuvend: Po pengoni deputetët që s’janë të përjashtuar të futen në sallë! Shehu: Grusht shteti

 

Deputetët e PD kanë thënë në sallë se Garda nuk po lejon deputetët e përjashtuar të futen në sallë.

Sorina Koti: Jemi rrethuar të gjithë me një gardh prej hekuri, që edhe pse nuk jemi përjashtuara nuk jemi lejuar të futemi. Ose Garda të marrë masa të lejojë deputetët që s’janë të përjashtuar të futen brenda, ose po ktheni një diktaturë që vetëm ju e dini. Merrni masa një orë e më parë.

Spiropali: Deputetët e përjashtuar nuk mund të futen, të gjithë deputetët e tjerë janë të mirëpritur të futen.

Tritan Shehu: Grusht shteti i vërtetë, po bllokohen deputetët në sallë. Janë deputetët gjoja të padënuar nga ju, Garad nuk i lejon të futet, e kuptoni se çdo të thotë kjo, të vendet rendi ushtarak në Kuvend. Dilni atje dhe shikoni çfarë bëhet. Nuk ka njeri forcë në botë të bllokojë deputetët të futen në kuvend.

Ora 10:07
Nis seanca, deputeti i PDIU mbledh karriget pranë foltores së Kuvendit! Opozita i bie tavolinave, kaos në sallë

 

Deputetë të opozitës mbledhin karriget pranë foltores

Nuk kanë munguar tensionet edhe brenda sallës së Parlamentit pasi ka nisur seanca.

Teksa Elisa Spiropali hapi seancën për të mbajtur fjalën për grup-kapitujt, kanë qenë deputetët opozitarë të papërjashtuar që shkaktuan tensione dhe kaos.

Ka qenë deputeti i PD, petrit Doda fillimisht që mblodhi karriget, i ndihmuar më tej edhe nga ai i PDIU, Gëzim Ademaj, që u panë teksa lëviznin karriget pranë foltores, për të penguar seancën. I pranishëm në sallë ka qenë edhe deputeti tjetër i PDIU, Nusret Avdulla, në tavolinën e tij.

Por jo vetëm kaq, pasi deputetët e PD të padënuar që ishin brenda dhe ata të tjerë, u panë e dëgjuan duke akuzuar dhe goditur karriget, teksa shkaktuan edhe zhurmë.

Ora 10:03
Noka tenton të shkulë me forcë gardhin metalik: Parlamenti është shndërruar në burg

 

Foto:  Flamur Noka dhe Dash Sula

Kanë nisur tensionet para Kuvendit. Opozitari Flamur Noka së bashku me Dash Sulën kanë tentuar që të shtyjnë gardhin metalik, por pa sukses.

Ndërkohë mes tensioneve Noka ka thënë se parlamenti është shndërruar në burg.

“Ky parlament është shndërruar në burg të sigurisë së lartë. Parlamenti i një vendi që dje tha se do fillojë firmosjen e kapitujve për hapjen e negociatave” tha Noka .

Ora 10:01
Tentativat e Dash Sulës për t’u futur në Kuvend, tenton të kalojë gardhin metalik! Përplasje me Gardën

Opozita po përplaset me Gardën, pasi të përjashtuarit nuk lejohen të futen në sallën e Kuvendit.

Dash Sula tentoi disa herë të kalojë gardhin metalik, por nuk u lejua nga punonjësit e Gardës, me të cilët edhe u përplas.

1729153018_dashsuladhegardistet.jpg

1729152538_dashsulaperqafimmegardistin.jpg

Ora 10:00
Vijojnë tensionet, Bardhi: Ja kapitulli i parë i integrimit! Noka: Burg i sigurisë së lartë! Parlamenti s'është qeli!

 

Tensionet e sotme para Parlamentit
 

Tensioned he deri përplasje fizike, por Garda s’i ka lejuar.

Gazment Bardhi u dëgjua teksa akuzonte qeverinë dhe mazhorancën.

“Ja, kapitulli i parë i negociatave për integrimin”, u shpreh ai.

Teksa më tej u ndoq edhe nga Flamur Noka:

“Mos i shërbeni hajdutëve. Parlamenti i krimit. Ja si do shkojë në BE, ky është kapitulli i parë i integrimit. E keni shndërruar në burg, nuk është qeli burgu Parlamenti! Burgu i sigurisë së lartë, ky është Parlamenti që firmosi kapitujt për integrimin. Është sh ndërruar në burg të sigurisë së lartë!”.

 

Ora 09:55
Deputetët e PD mbërrijnë në Parlament, përplasen me Gardën! Noka tenton të shkulë gardhin, Nallbati përplaset me gardistët: Mos mbroni hajdutët

Nisin tensionet e deputetëve të opozitës para parlamentit. Flamur Noka përplaset me Gardën dhe tenton të shkulë gardhin metalik. Nuk munguan konfrontimet fizike, deputeti i përjashtuar Bledjon Nallbati përplaset fizikisht me gardistët.

“Mos mbroni hajdutët. T’ju vij zor! Hapja rrugën se jemi pa përjashtuar”, dëgjohen deputetët e opozitës.

Edhe ligjvënësi Dashnor Sula tentoi të hynte me forcë, por s'u lejua.

"Shërbejini Edit, shërbejini. Ja, si duket Garda, shteti", vijojnë ata.

Ora 09:48
Grada e rrethoi me gardh metalik, foto brenda Kuvendit! Karriget që dogji opozita ende s’janë zëvendësuar

Teksa pritet që të mbahet seanca e shtyrë parlamentare e javës së kaluar, Report Tv ka siguruar foto brenda ambientit të Kuvendit. Ashtu edhe siç shihet nga fotoja karriget që dogji Opozita në seancën e 30 shtatorit nuk janë zëvendësuar akoma.

Ndërkohë disa prej deputetëe të cilët kanë ardhur që prej orës 8:30 janë futur brenda për t’ iu shmangur tensioneve të mundshme.

Ora 09:02
Priten tensione/ Forcat e policisë zbarkojnë në Kuvend, mbërrin edhe zjarrfikësja (VIDEO)

Jo vetëm gardh metalik dhe forca të shtuara sigurie të Gardës së Republikës, por edhe zjarrfikëse.

Një mjet i repartit të Zjarrfikëses u pa teksa hynte në ambientet e institucionit të Parlamentit mëngjesin e sotëm, që do i shërbejë masave të përforcuara të autoriteteve, për të shmabgur incidentet që mund të vijnë nga vendosja e zjarrit, siç ndodhi me djegien e karrigeve dhe manekinëve.

Është vetëm një mjet zjarrfikës deri tani, teksa para hyrjes u vendos edhe gardhi metalik. Deputetët po vijnë njëri pas tjetrit, teksa ata të opozitës kanë lajmëruar se do tentojnë të hyjnë brenda, edhe pse të përjashtuar.

1729148425_zjarrfiksjanekuvend.jpg

Makina e zjarrfikëses hyn në territorin e Parlamentit
Ora 08:45
Mbërrijnë deputetët e parë të mazhorancës në Parlament, hera e parë që vendoset gardhi metalik nga Garda në hyrje

Mbërritja e deputetëve të parë të PS në Parlament

Kanë nisur të mbërrijnë deputetët e parë në Parlament, teksa Garda e Republikës ka forcuar masat e sigurisë, duke e rrethuar hyrjen e godinës me gardh metalik.

Kjo masë vjen pas tensioneve seancën e fundit, kur deputetët e përjashtuar të PD-së bllokuan hyrjen dhe tentuan të futeshin në Kuvend, duke u konfrontuar me kolegët dhe gardistët.

Deputetët e parë që kanë mbërritur janë ata të mazhorancës, që u panë të hynin në institucion. Teksa kjo është hera e parë që para hyrjes së Parlamentit vendoset gardhi metalik.

Ora 08:35
Garda vë gardh metalik, Bardhi: Akt turpi për Shqipërinë, Kuvendi s’është burg dhe as qeli! Vendi i parë i NATO që rrethon Parlamentin

Pas lajmit për masat e sigurisë të shtuara nga Garda e Republikës para Parlamentit, ka reaguar edhe kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, me një postim në rrjetin social facebook, duke ndarë edhe një video.

Deputeti opozitar vë në dukje faktin e rrethimit me gardh metalik të hyrjes së institucionit, duke theksuar se:

“Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”.

Bardhi shtoi se ky është një “akt që turpëron Shqipërinë”.

Postimi i Bardhit:

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biku: 17/10/2024 10:36

    Na mbyti halabakeria e qenve te saliut

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 17/10/2024 08:29

    Keta anti shqiptar nuk duhet te futen fare ne parlamenti, Institucionet jane prone e popullit dhe jo te ketyre rrugaceve qe e dogjen Shqiperine .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Deputeti Dashnor Sula nuk dështon në tentativën e dytë, i vë zjarrin xhaketës së tij dhe e var te gardhi metalik!

Deputeti Dashnor Sula nuk dështon në tentativën e dytë, i vë zjarrin xhaketës së tij dhe e var te gardhi metalik!