Shpallja e Berishës 'non grata', shkak lufta e tij kundër 'Vettingut'

Shpallja e Berishës 'non grata', shkak lufta e tij kundër 'Vettingut'

Instrumenti “non grata” për herë të parë vihet në përdorim në Traktatin e Lozanës së vitit 1923 kundër 150 zyrtarëve osmanë. Pra instrumenti nuk është specialitet amerikan, por përdoret kryesisht kur shteti nuk donë të prek apo sanksionojë imazhin e shtetit tjetër, por persona konkret të cilët i konsideron si elementë destruktiv si për vete ashtu edhe për shtetin ku jetojnë.

Si akt korruptiv SHBA nuk konsiderohet vetëm zhvatja e tenderëve për stadiume dhe rrugë apo të llojit, por edhe korruptimi imaterial, ideologjik i gjykatësve për të sabotuar projektin e Vetingut. Tani mund të hyjmë edhe andej se pse gjykatës të shumtë punojnë ende për Berishën kundër reformës edhe pse nuk është në pushtet. Sepse kanë gëzuar privilegje edhe materiale, pra korruptive?

Por kjo ka më pak rëndësi, korrupsionin amerikanët nuk e shohin vetëm kur shkoq para për vete, por më gjërë. Përfshirja në listën e zezë siç thash më lartë i erdhi nga sabotimi që ai i bën insatlimit të shtetit ligjor. E pse e bën këtë nëse nuk ka ndonjë frikë? Kjo flet shumë për spektrin amerikan.

Rehabilitimi i Berishës nuk do ndodhë!

Le t’i themi gjërat troç; familja dhe fisi i Berishës është milionere. Beson dikush se me rroga zyrtarësh të shtetit shqiptar u bënë pasanikë? Pra ndaj edhe luftohet Vetingu. Vendimi mund të apelohet në Gjykata për të Drejtat e Njeriut, nga Berisha, por në SHBA ai nuk vjen parasysh, ngase është vendim politik i qeverisë amerikane.

Kualifikimin nuk e ka bërë Blinken, por sekretariati i shtetit. Mendoj se Berisha në këtë drejtim vetëm do të harxhojë para. Rehabilitimi i tij nuk do ndodhë. Ndoshta dikur në histori por për dekadat që vijnë nuk besoj.  Me siguri se sinjali amerikan do të reflektohet edhe brenda Shqipërisë. Mirëpo nuk besoj se do të ketë hakmarrje politike.

Edi Rama apelon në bashkëpunim me opozitën. Kjo mirëpo nuk përjashton që gjatë ndrrimit të kuadrove të riaktulaizohen lëndë ku janë bërë krime të rënda dhe para gjyqit të dalin plotë ish funksionarë. Kjo është pjesë e një reforme të tillë.

Lidhjet e Berishes me radikalizimin islamik

Kur kam punuar si gazetare dhe kryeredaktore e të së së përtditshmes “Zëri” unë jam marrë për vite me radhë me përhapjen e radikalizmit islamin në Ballkan. Shumë shpesh hulumtimet më çonin në Shqipëri. Faktet thonin se që nga viti 1992 Berisha kishte shndërruar Shqipërinë në portë për armatimin e luftëtarëve të Bosnjës- përkundër embargos nga OKB.

Kjo ndodhi menjëherë pas bashkimit të Shqipërisë në Organizatën e Konferencës Islamike dhe ardhjes së Alija Izetbegoviçit në Shqipëri. Sipas një vendimi të kësaj organizate të mbajtur në Xhedah të Saudisë, ku merrte pjesë edhe Bujar Bukoshi, Shqipëria u shpall vendi tranzit i ndihmës islamike për Bosnjë.

Vendet myslimane sjellshin armatim në Shqipëri, i cili përfundonte ditë më vonë në Bosnjë. Kjo bëhej me pëlqimin e ose heshtjen e amerikanëve. Më vonë mirëpo Berisha humbi kontrollin me qëllim dhe lejoi depërtimin e muxhahedinëve islamikë jo vetëm në Bosnjë, duke i pajisur me dokumente, disa edhe me shtetësi, por duke lejuar edhe krijimin e strukturave të tyre në gjitha vendet e banuara me shqiptarë.

Të njejtat struktura të mbështetura veçanërisht disa nga Irani e disa nga sauditët pastaj u përpoqën të infiltrohen në UÇK. Përgjatë gjithë pushtetit të Berishës këto struktura kanë lulëzuar në Shqipëri nga kjo Histori, që ju mund ta lexoni në analizat e Fred Abrahamsit dhe plotë autorëve tjerë amerikanë e perëndimorë që në bazë të kabllogrameve të dokumenteve të SHBA-ve shkruajnë për implikimet shqiptare në ndihmë të organizatave terroriste të Lindjes.

Berisha tash duhet të pushojë me luftën e tij kundër reformave në Drejtësi, veçanërisht kundër SHBA-ve ngase edhe do humb luftën edhe do të shqetësohet më shumë. Berisha ka bërë gabime, duhet t’i pranojë dhe tu lë vendin të rinjve që të vazhdojnë – pas Vetingut!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen