Shpartallohet Barça, kryeson Reali 
gabojnë Juve e Roma, Inter s'ndalet

Shpartallohet Barça, kryeson Reali <br />gabojnë Juve e Roma, Inter s'ndalet
Celta Vigo shpartallon Barcelonën me rezultatin 4-1 duke i shkaktuar humbjen e parë dhe zbritur nga froni. Tekniku i Barcelonës e paralajmëroi surprizën, teksa para ndeshjes deklaroi se i frikësohej kundërshtarit, por nuk e priste një humbje të tillë.

Golat për Celta Vigon u shënuan nga Nolito, Aspas dy herë, Mallo e Guidetti, ndërsa Neymar ngushtoi diferencën për Barcelonën që detyrohet të përulet para Celtës. Ndërsa Reali ka fituar me Bilbaon 1-2 duke marrë kryesimin.
 
Bundesliga
Bayer Leverkusen me shumë vështirësi mori 3 pikë përballë Mainz, ndërsa e kundërta ndodhi me Borussia Moenchengladbach që fitoi me rezultatin e thellë 4-2 përballë Augsburg, Hannover  humbi në shtëpi 1-3 ndaj Stuttgart.

Pas disa fitoreve radhazi në kampionat dhe në Europë Borussia Dortmund u ndal nga Hoffenheim 1–1. Schalke fitoi 2-0 me Eintracht Frankfurt. Megjithatë kryefjala e javës mbetet Levandovski me 5 golat e shënuar në sfidën përballë Volfsburgut.

 
Serie A
Juventusi bën një tjetër hap të gabuar duke barazuar në shtëpi me Frosinone me rezultatin 1-1. Edhe Napoli humbi dy pikë të rëndësishme, pasi barazoi me Carpin 0-0. Interi siguroi fitoren e 5 radhazi, këtë herë ndaj Hellas Veronës me golin e Melos. Lacio rikthehet të fitorja ndaj Genoas 2-0, ndërsa Roma ishte befasia e mbrëmjes, pasi humbi jashtë fushe përballë Sampdorias me rezultatin 2-1. Në ndeshjet e tjera Fiorentina fitoi përballë Bolonjës.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim