Shpati s'i ndahet Miss-ve, në lidhje
me më të bukurën e Gjermanisë?!

Shpati s'i ndahet Miss-ve, në lidhje<br />me më të bukurën e Gjermanisë?!
Albjona Muharremaj është shqiptarja 20-vjeçare, e cila mbrëmjen e së shtunës ka fituar kurorën e më të bukurës në konkursin “Miss Gjermania 2015”, duke lënë pas me dhjetëra bukuroshe nga Gjermania.

Prej vitesh, ajo dhe familja e saj jetojnë në Munchen dhe pjesëmarrja në këtë garë bukurie nuk ishte e rastësishme. Para se të bëhet pjesë e konkursit në Gjermani, Albjona një vit më parë u zgjodh edhe si përfaqësuesja e Kosovës në Miss Intercontinental 2014.

Këtë vit, bukuroshja 20-vjeçare do të përfaqësojë Gjermaninë në Miss Bota 2015, i cili këtë vit do të ketë 65-vjetorin dhe do të organizohet më 19 dhjetor në që do të mbahet në “Crown of Beauty Theatre”, në Sanya, Kinë.

Por përveç garave të bukurisë, Albjona është vënë në qendër të mediave ditët e fundit edhe për një arsye tjetër, që i bërë të gjithë në kthejnë kokën nga ajo. Nga sa raportojnë disa prej mediave kosovare, Albjona prej kohësh është duke jetuar një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur Shpat Kasapi.

Shumë shpesh dy të rinjtë janë parë në disa prej bareve në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe miqve në Maqedoni. Megjithatë, askush prej të dyve nuk e kanë konfirmuar lidhjen, edhe pse nga postimet e vazhdueshme edhe në rrjetet sociale duket se këngëari shqiptar nga Maqedonia dhe Miss-i po kalojnë ditë të bukura.

Duket që Shpatit i pëlqejnë Miss-et. /RevistaClass.al/




Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

7/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr