Shpendi i rrallë migrator viziton ujërat e Liqenit të Prespës, eksperti: Censusi ka zbuluar ‘banorë’ të rinj

Censusi kombëtar i shpendëve migrator të ujit, aktiviteti më i madh i shkencës i cili organizohet çdo vit në 143 vende të botës ka nisur edhe këtë vit në Parqet kombëtare të Prespës dhe Divjakës

“Gavia arktika” është  një nga speciet e rralla të shpendëve që është zbuluar gjatë censusit të numërimit vjetor organizuar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Liqenin e Prespës.

Shefi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, Vasil Male tregon se për shkak të ngrohjes globale numri i shpendëve ka ardhur duke u pakësuar, por jo llojshmëria e tyre në habitatet natyrore.

 “Numri i shpendëve pavarësisht në lloje nuk pakësohen, në numër pakësohen domethënë është një përkthimi ngrohjes globale. Në disa pika monitorimi të përhershëm që kemi zhvilluar, kemi gjetur një specie ‘Gavia Arktika’”, thotë Male.

Specialisti Ervin Allushi shprehet së në parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta grupet e punës janë shpërndarë në 21 pika të parkut.

“Ne kemi 21 pika numërimi dhe jemi ndarë në grupe të veçanta ku një ekspert bën numërimin e shpendëve dhe një specialist bën të mundur mbajtjen shënim të këtyre llojeve”, u shpreh Allushi.

Censusit Kombëtar i shpendëve ka nisur në Shqipëri prej viteve ‘90 dhe qëllimi i tij është të përcaktojë llojet dhe numrin e shpendëve migratorë që vijnë nga zonat e ftohta, në habitatet tona. Censusi i shpendëve sivjet u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Greqi dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'