SHBA - Një pilot aeroplani në Florida të SHBA i ka shpëtuar vdekjes kur një shpend, i cili në pamje të parë duket si shqiponjë ka thyer xhamin e kabinës së pilotimit.
Siç mund të shihet edhe në video zogu përplaset me forcë me xhamin duke e thyer atë. Piloti Robert Weber duket i tronditur nga skena por arrin të ruajë qetësinë dhe ul avionin pa probleme në një aeroport aty pranë.
Piloti pësoi dhe një çarje në kokë nga copat e xhamit. Në një intervistë për televizionet lokale, ai tha se gjithçka ndodhi në të qintat e sekondës, ndërkohë që fluturonte në një lartësi prej 300 metrash.
E vetmja gjë që mund të bënte në atë moment ishte të ruante gjakftohtësinë dhe të ulte avionin me xhamin e thyer. Ai shtoi se mund të quhej me fat se përplasja e dhunshme mund ta kishte lënë pa ndjenja, çka do të thoshte vdekje të sigurt.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com