Shpenzimet e familjeve në 2022 u rritën me 4.5%! INSTAT: Tirana, Korça e Durrësi harxhuan më shumë, Dibra e Kukësi më pak

Shpenzimet e familjeve në 2022 u rritën me 4.5%! INSTAT: Tirana, Korça e Durrësi harxhuan më shumë, Dibra e Kukësi më pak

Foto ilustruese

Shpenzimet e familjeve në vitin e kaluar janë rritur me 4.5% në krahasim me vitin 2021, ndikuar edhe prej inflacionit.

Sipas të dhënave të INSTAT shpenzimet mesatare mujore për konsum për një Njësi Ekonomike Familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, vlerësohen me 88.367 lekë, të cilat janë 4,5 % më të larta se në vitin 2021. Shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 67 miliardë lekë në muaj për 758.973 NjEF.

Për shkak të çmimeve tepër të larta qytetarët vjet kanë shtrënguar dorën përballë shpenzimeve. Sipas raportit shpenzimet për “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 35.083 lekë, i cili zë një peshë prej 39,7 % në buxhetin familjar, nga 41% që ishin shpenzimet për këtë grup në 2021.

Shpenzimet më të mëdha në nëngrupet e ushqimit janë: “mish dhe nënprodukte” me 18,9 %, “bukë dhe drithëra ” me 16,9 % ndjekur nga “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 12,9 % .

Ndërkohë në vitin e kaluar është regjistruar një rritje e shpenzimeve me 37,5 %, për “Restorante dhe hotele” për shkak të rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupet: “shërbime akomodimi në hotele/komplekse hotelesh brenda dhe jashtë vendit”, “qëndrime për një natë në hotele, komplekse hotelesh, fshatra turistike, kampingje jashtë vendit” si dhe “shpenzime ushqimi, pije dhe meze në mensa (punëtorësh, studentë, etj)”.

Po ashtu janë rritur edhe shpenzimet për transportit pasi në vitin 2022, u regjistrua shtrenjtim i çmimit të karburanteve.

“Rritje e cila është shoqëruar me rritjen e peshës së këtij grupi në strukturën e shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF. Shpenzimet në grupin “Transport” kanë shënuar rritje prej 15,7 %, krahasuar me vitin 2021, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupet: “karburante”, ndjekur nga: “shpenzime për autobuz/mikrobuz shkolle” si dhe “shpenzime për bileta ditore, mujore ose sezonale për transportin lokal”. Peshën më të madhe brenda këtij grupi e përbëjnë “shpenzimet për karburante”, mbi 50 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

Në vitin 2022, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një NjEF në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 104.426 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Korça me 85.398 lekë dhe Durrësi me 83.473 lekë në muaj për NjEF.

Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Dibrës me 72.724 dhe i Kukësit me 73.099 lekë në muaj për NjEF.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur