Shpenzimet e fushatës, caktohen
ekspertët kontabël për partitë

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të caktojë sot për partitë ekspertët kontabël, të cilët do të verifikojnë edhe shpenzimet që kanë bërë këto parti gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që sapo lamë pas.

“Shqyrtimin e Projekt vendimit "Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore, për fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013", thuhet në vendimin që pritet të marrë gjatë mbledhjes së sotme KQZ.

Pritet që këta ekspertë  kontabël që kalojnë në “sitë” çdo të ardhur që kanë marrë partitë për fushatën zgjedhore si dhe sa kanë shpenzuar prej tyre. Lidhur me shpenzimet më të mëdha, në një raport të fundit të Lëzivjes “Mjaft” PD kishte shpenzuar shuma të mëdha lekësh lidhur më fondet për reklamat televizive. Kolaicioni i djathtë realizoi 37 spote, nga të cilat 25 spote unike të sigluara për subjektin politik PD dhe 12 spote unike të sigluara për të djathtët duke i shfaqur 2894 herë, për më shumë se 38,13 orë, me kosto rreth 53.971.872,57 lekë për AMPI dhe 118.528.686,01 lekë për PD me një total 172.500.558 milionë lekë, ndërkohë që PS ka shoenzuar 80.382.091.4 lekë.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj