TIRANE- Veç numrit të madh të pronave të patundshme, Sinan Tafaj, kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, ka qarkulluar dhe ka nën zotërim një pasuri të vërtetë në para. Sipas burimeve të “Shqiptarja.com”, Sinan Tafaj si drejtues i Shoqatës së të Verbërve, por edhe i Qendrës Kombëtare së Rehabilitimit të të Verbërve, ka pasur nën zotërim mbi gjysëm milioni euro të dhuruara për këto dy shoqata nga Buxheti i Komisionit Europian në Bruksel. Veç kësaj Tafaj rezulton të ketë bërë shpenzime marramendëse, pasi vetëm nje herë ka tërhequr nga llogaria bankare plot 8500 euro me arsyetimin se i duheshin për “shpenzime udhëtimi”!
/Shqiptarja.com

VIDEO
Tafaj, më i paguar se krerët e shtetit, prona nga Dajti deri në Spanjë










