Shpenzimet buxhetore kanë hyrë në një trend rënës, teksa shihet se për të dytin vit radhazi më 2016, arka e shtetit ka ulur pozicionin e injektimeve në ekonomi.
Sipas të dhënave fiskale të Ministrisë së Financave shpenzimet totale ishin 1.9% më të ulëta se me 2015, me rreth 8.1 miliardë lekë më pak (60 mln euro). Ulja në këto vlera u faturohet kryesisht dy zërave, uljes së shpenzimeve për interesa dhe shpenzimeve kapitale.
Problemi më i madh qëndron në dobësitë që qeveria po shfaq për të realizuar programin vjetor të investimeve. Sipas të dhënave përmbyllëse të 2016-ës, ato rezultuan 1,7 miliardë lekë më të ulëta se më 2015, me një rënie 2.8%.
Qeveria në planin e rishikuar nëpërmjet aktivit të dytë normativ synonte të azhurnonte 58.6 miliardë lekë duke e shkurtuar parashikimet në lidhje me planet e fillim vitit me rreth 1.3 miliardë lekë.
Por të dhënat finale tregojnë se janë shpenzuar për investime kapitale 61.2 miliardë lekë, shumë kjo që është rreth 3 për qind më ulët se 2015, por më e lartë se plani i vitit 2016.
Shpenzimet kapitale të 2016 arritën nivelin më të ulët të dekadës si në vlera neto dhe në raport me PBB-në.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com