Shpenzimet, zyrtarët pa bonus
në këmbë gjykatës dhe policë

Shpenzimet, zyrtarët pa bonus<br />në këmbë gjykatës dhe policë
TIRANE- Përcaktohen kategoritë e zyrtarëve që do të përfitojnë bonus me ulje, por edhe ata që nuk do t ëpërfitojnë më bonus nga shteti. Projekti u diskutua dje në Komisionin kuvendor të Ekonomisë Deputetëve dhe shumë zyrtarëve të rëndësishëm do t'u shkurtohen shpenzimet e transportit. Projektligji, i sjellë nga qeveria për heqjen e bonuseve të deritanishme, ka shkaktuar debate dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, i cili megjithatë e miratoi atë.

Projektligji, sipas qeverisë, i kursen shtetit 165 milionë lekë në vit, ndërsa vetëm për 2 muajt e mbetur të këtij viti, shteti përfiton 20 milionë lekë. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi se qeveria nuk ka plan të mbledhë të ardhura, por të plotësojë nevojat e saj me borxh, duke rrezikuar financat publike. Nga ana e tij, relatori i projektligjit, deputeti i PS-së Ervin Koçi tha se synohet ofrimi i shërbimit të transportit për funksionarët publik, duke shfrytëzuar mjete në dispozicion të institucioneve.
Me vetëm një votë kundër, projektligji i sjellë nga qeveria u miratua, ndërsa deputeti demokrat Sherefedin Shehu e deklaroi votën kundër, duke thënë se ky ligj dëmton deputetët e rretheve të largëta që kanë të ardhura vetëm nga paga.

Ndërkohë që shkurton shpenzimet për 14 kategori zyrtarësh, për 32 kategori të tjera qeveria i heq krejtësisht bonuset. Kështu, nuk do t’i kenë më të drejtat e mëparshme të financimit edhe drejtorët e Policisë së 12 qarqeve të Republikës, kryetarët e gjykatave dhe prokurorive në shkallë të parë e në Apel. Po kështu, as drejtorët e përgjithshëm të Doganës, Tatimeve, sekretari i përgjithshëm i Presidencës a Kryeministrisë dhe as gjyqtarët e Kushtetueses apo Gjykatës së Lartë, krerët e Hipotekës, Kthimit të Pronave apo Legalizimeve, të gjithë nuk do të trajtohen më me bonuse të tilla.
 
Projektligji
Nga 624 zyrtarë që përfitonin me vendimin e vitit 2009, tani do të përfitojnë 187. Numri i funksioneve përfituese të bonusit financiar reduktohet në 14 funksione nga 46 funksione që përfitojnë aktualisht, ndërsa numri i përfituesve bëhet rreth 187 funksionarë nga rreth 624 funksionarë që përfitojnë aktualisht. Ky projektligj propozon eliminimin e të drejtës së indeksimit të masës së përfitimit financiar mujor për shkak të inflacionit vjetor, pasi ky përcaktim ndikon në rritjen e shpenzimeve buxhetore, thuhet në relacion.
Deputetët dhe “kupola” më e lartë e zyrtarëve, nga 35 mijë lekë kalojnë në 20 mijë lekë, në kuadër të kursimeve që po ndërmerr Ekzekutivi i ri.

ZYRTARET QE MBETEN PA BONUSE
Kryetar i bashkisë qendër qarku
Kryetar i Akademisë së Shkencave
Rektor i universiteteve
Kryetar i Këshillit të qarkut
Gjyqtarë të Gjykatës së Lartë/Kushtetuese
Anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë/Apelit
Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë/Apelit
Kryetar bashkie
Dekan i fakultetit
Avokat i Prokurimit Publik
Sekretar i përgjithshëm në Presidencë/Kuvend/Kryeministri
Drejtor kabineti në Presidencë/Kuvend/Kryeministri
Këshilltar në Presidencë/Kuvend/Kryeministri
Gjeneral leitnant dhe gjeneral major
Komandant i Forcave Tokësore/Detare/Ajrore
Drejtor i përgjithshëm i Tatimev
Titullari i Hipotekës
Titullari i ALUIZNI-t
Titullar i Kthimit e Kompensimit të Pronave
Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve
Drejtor i përgjithshëm i Doganave
Drejtor i përgjithshëm i Burgjeve
Sekretar i përgjithshëm/drejtor kabineti në ministri
Gjeneral brigade
Prefekt
Avokat i përgjithshëm i Shtetit
Drejtor i përgjithshëm i Emergjencave Civile
Drejtues i Policisë së qarkut
Drejtues i SHISH të qarkut
Drejtor i përgjithëm i Sigurimeve Shoqërore
Drejtor i përgjithshëm i Sigurimeve Shëndetësore
Nënkryetar i Akademisë së Shkencave

Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim