Shpenzon 2,250 euro për një fustan
Armina Mevlani reagon pas akuzave

Shpenzon 2,250 euro për një fustan<br />Armina Mevlani reagon pas akuzave
Armina Mevlani, bloggere dhe prej disa kohësh, businesswoman, ka patur fatin të jetë pjesë e Javës së Modës në Milano. Partnerja e Shkëlzen Berishëës ka ndarë momente nga eksperienca e saj me ndjekësit në rrjete sociale, por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte fustani që blogerja zgjodhi të veshë në sfilatën e “Versace”.

Fustani i të njëjtës firmë, i koleksionit vjeshtë-dimër 2016,  kushton 2250 euro, gjë që ka ngjallur kureshtjen e fansave dhe medias. Ka qenë vetë Armina ajo që ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ku njofton se jo vetëm që nuk e ka blerë fustanin me atë çmim, por edhe sqaron se një pjesë e mirë e veshjeve i ofrohen nga shtëpitë e modës, meqenëse ajo, si një krijuese e blogg-u, reklamon veshjet e tyre.

Kështu, komenteve dhe aludimeve, Armina përgjigjet: “Për të gjitha mediat që shqetësohen për çmimin e fustanit tim, tashmë falë blogg-ut për të cilin po punoj çdo ditë, krahas ftesave, edhe shumë prej veshjeve të mia reklamohen si pasojë e bashkëpunimit me vetë firmat dhe dyqanet e markave! I tillë ka qenë edhe ky fustan dhe shumë prej veshjeve të tjera gjatë javës së modës”, shkruan blogger-ja.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’