Fustani i të njëjtës firmë, i koleksionit vjeshtë-dimër 2016, kushton 2250 euro, gjë që ka ngjallur kureshtjen e fansave dhe medias. Ka qenë vetë Armina ajo që ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ku njofton se jo vetëm që nuk e ka blerë fustanin me atë çmim, por edhe sqaron se një pjesë e mirë e veshjeve i ofrohen nga shtëpitë e modës, meqenëse ajo, si një krijuese e blogg-u, reklamon veshjet e tyre.
Kështu, komenteve dhe aludimeve, Armina përgjigjet: “Për të gjitha mediat që shqetësohen për çmimin e fustanit tim, tashmë falë blogg-ut për të cilin po punoj çdo ditë, krahas ftesave, edhe shumë prej veshjeve të mia reklamohen si pasojë e bashkëpunimit me vetë firmat dhe dyqanet e markave! I tillë ka qenë edhe ky fustan dhe shumë prej veshjeve të tjera gjatë javës së modës”, shkruan blogger-ja.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)