"Shpërblehet" Ndreca, gjykatësi
që i dha mandatin Lulzim Bashës

që i dha mandatin Lulzim Bashës">
TIRANE - Një “shpërblim të majmë” duket se ka marrë gjyqtari Tomë Ndreca, (Foto) plot 2 vjet pasi shpalli Lulzim Bashën kryetar të Bashkisë së Tiranës. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, firmosi dje dekretimin e tij dhe të Admir Thanxës, si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Dy të dekretuarit e djeshëm, janë emëruar në vendet e lëna bosh në Gjykatën e Lartë, nga gjykatësit Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari, të cilët më datë 1 prill, u emëruan anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi emërimin e tyre.

Po kush është njëri nga dy të rekretuarit e djeshëm, mjaft i njohur nga opinion? Tomë Ndreca, është personazhi i gjyqësorit, i njohur për 8 majin e vitit 2011. Ai njihet si njeriu që legalizoi përmbysjen e zgjedhjeve në Tiranë, duke shpallur fitues të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Bashën.

Dhe, pas vendimit të dhënë, vonoi dhe zbardhjen e vendimit, me pretendimin, se “ishin dy ditë pushimi zyrtar”. Por, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, pjesë e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi dy kërkesat e PS-së për zgjedhjet në Tiranë, Tomë Ndreca, ka “mbrojtur” Lulzim Bashin edhe gjatë skandalit të rrugës Durrës-Kukës.

Argumenti që përdori Ndreca, së bashku me gjyqtarin tjetër Dalip Bushi, ishin se kishin gjykuar më parë zyrtarët e Ministrisë së Transporteve për Durrës-Kukës, Andi Tomëa dhe Armand Teliti dhe vendimi që mund të merrnin do paragjykohej. Tomë Ndreca është emëruar si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, që prej vitit 1994 dhe e ushtron këtë detyrë prej 16 vitesh.

Fillesat e tij në sistemin e drejtësisë datojnë vitin 1979, kur pasi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, filloi stazhin në Hetuesinë e Bajram Currit. Gjyqtari Tomë Ndreca ka lindur në Mirditë dhe fillimisht u emërua si jurist në Komitetin Ekzekutiv të qytetit të Kukësit.

Pasi qëndroi aty përreth dhjetë vjet, u rikthye në vendlindje, në Mirditë, ku edhe punoi aty si jurist për afro një vit, e me pas u emerua si prokuror i Sektorit Gjyqësor, duke arritur deri në postin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit të Mirditës.

Tomë Ndreca është një prej tre anëtarëve të trupit gjykues që firmosi dënimin e të pandehurve për ekzekutimin e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Së fundmi, ka qenë anëtar edhe i treshes gjykuese që vendosi ekstradimin e ish-zyrtarit të Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapos, drejt SHBA-së.

Njeriu që legalizoi përmbysjen e zgjedhjeve në Tiranë rezulton se gjatë vitit 2011 ka patur pesë burime të ardhurash, nga të cilat janë shtuar të paratë e familjes Ndreca. Në këtë mënyrë, vetëm nga të ardhurat dhe shpërblimet, gjyqtari Ndreca ka shtuar mbi 50 milionë lekë, përfshirë këtu dhe të ardhurat nga dy djemtë e tij.

Pasuria e tij është shtuar me 11 milionë lekë të vjetra nga të ardhurat e bashkëshortes dhe rreth nëntë milion lekë të vjetra nga të ardhurat e dy djemve. Po gjatë vitit të shkuar, djali i gjyqtarit dhe vendimmarrësit në Kolegjin Zgjedhor për vitin 2011 ka shlyer edhe një detyrim për apartamentin prej 15 milionë lekësh.

Ndërkohë që njëri prej djemve të gjyqtarit Ndreca ka qenë edhe për katër muaj specialist në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nga ku ka përfituar një shumë rreth dy milion lekë. “Shtesë në kursimet, të ardhura nga paga dhe shpërblimet: 1.700.000 lekë, pakësim në kursimet familjare (shlyerje kësti për apartament): 1.500.000 lekë, të ardhura nga paga dhe shpërblimet neto: 1.206.000 lekë", thuhet në deklaratën e pasurisë së Tomë Ndrecës.

Ndërkohë që deklarohen edhe të ardhurat nga bashkëshortja që kapin vlerën nga paga dhe shpërblimet plot 1.196.967 lekë. "Erion Ndreca: Paga neto: 760.368 lekë. Erinol Ndreca: Katër muaji si specialist në KQZ: 200.000 lekë, detyrim për apartamentin 3.500.000 lekë: shlyer 1.500.000 lekë", kanë deklaruar dy djemtë e gjyqtarit Ndreca.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!